Ndalimi i koalicioneve/ Zëri i Amerikës: Rama nuk tërhiqet, ambasadori i BE i del kundër

E mërkurë, 15 July 2020 18:50

Në Shqipëri, vijojnë polemikat rreth ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë listave të hapura dhe shmangin koalicionet parazgjedhore.

Presidenti Ilir Meta pati një takim me kryetarin e opozitës Lulzim Basha për këtë çështje.

 
 

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij, edhe një herë i qëndroi pozicionit se përtej marëveshjes së arritur me Partinë demokratike dhe Lëvizjen socialiste për integrim, këto forca politike nuk mund të kushtëzojnë ndërhyrje të tjera.

 
 

Për afro 45 minuta presidenti Ilir Meta bisedoi me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, ndërsa klima politike në vend është acaruar sërish nga lëvizja e shumicës në favor të ndryshimeve kushtetuese të cilat prekin ligjin themeltar të shtetit në dy elementë të sistemit zgjedhor, ndryshimin nga listat e mbyllura në lista të hapura, dhe shmangien e koalicioneve parazgjedhore në formën që janë organizuar deri më tani.

 
 

Pak përpara takimit presidenti Meta publikoi një video me deklarata të zotit Rama në vitin 2012, ku ai shprehej kundër ndërhyrjeve të nxituara në Kushtetutë, siç kishte ndodhur në vitin 2008. Një tjetër video me qëndrime të ngjashme të zotit Rama publikoi më pas dhe Lëvizja socialiste për integrim.

Gjatë takimit me zotin Basha, presidenti Meta foli për ‘përpjekje të pashpresa për të cënuar Kushtetutën’, duke paralajmëruar se ‘çdokush që punon kundër të ardhmes europiane të vendit do të mbajë përgjegjësi individuale dhe të drejtpërdrejtë’.

Ai kërkoi gjithashtu ‘braktisjen e menjëhershme të çdo përpjekjeje që minon procesin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE dhe që do të prapësonte për herë të parë në historinë e Shqipërisë një marrëveshje të dakordësuar me ndërmjetësimin më të lartë ndërkombëtar’, u shpreh ai gjatë bisedës.

Nga ana e tij zoti Basha e quajti të papranueshme nismën e ndërmarrë nga shumica ndërsa u shpreh se ‘kryeministri ka vendosur ta hedhë në kosh marrëveshjen e 5 qershorit dhe të ndryshojë në mënyrë të njëanshme Kushtetutën’.

Sipas tij ky do të ishte një hap me pasoja të rënda për procesin e integrimit europian të vendit, ndërsa nënvzoi deklaratën e djeshme të zëvendës-kryetarit të Grupit të CDU-CSU-së në Bungestagun gjerman, Johann David Wadephul, sipas të cilit ‘Bundestagu nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që sipas tij e minojnë këtë marrëveshje’.

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj këtij qëndrimi:.’Deklarimi i djeshëm i zotit ëadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i zhbalancuar në planin politik’. Sipas tij përfaqësuesi i Bundestagut gjerman nuk është informuar si duhet për procesin që po zhvillohet në Shqipëri.

‘Nëse ka në këtë nismë, diçka që nuk përputhet me standartet, jam absolutisht i gatshëm të dëgjoj se ku nuk përputhet me standartet. Por nuk është standart, pëlqimi ose mospëlqimi i Lulzim Bashës, apo partive të tjera që braktisnë parlamentin, lidhur me çfarë bën parlamenti. Ky nuk hyn në standartet ndërkombëtare si nocion, se si argument jo e jo’, tha zoti Rama.

Nga ana e tij ambasadori i Bashkimit europian Luigi Soreca, një ndër sponsorizuesit e marrëveshjes së 5 Qershorit së bashku me ambasadoren amerikane Yuri Kim, tha sot se parlamenti duhet ta miratojë atë sa më shpejt, duke kujtuar se ‘reforma Zgjedhore është një kusht kyç për të filluar negociatat e anëtarësimit. dhe se pa këtë Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare’.

‘Lidhur me ndryshimet e propozuara ai tha se ‘ne kemi parë që janë bërë disa propozime shtesë, të ashtëquajturat ndryshimet kushtetuese për reformën e sistemit zgjedhor. Këto nuk janë pjesë të rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it, të cilat kërkohen nga Këshilli europian.

Ne kemi parë që sipas orientimeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias, këto ndryshime për sistemin zgjedhor kërkojnë që të bëhen konsultimet e duhura.

Ndërsa ne e njohim plotësisht rolin e parlamentit në miratimin e elementëve shtesë të reformës zgjedhore në lidhje me sistemin zgjedhor – vijoi më tej zoti Soreca - ne inkurajojmë të gjithë palët e përfshira që të vazhdojnë diskutimet, dialogun, me të njëjtën frymë bashkëpunuese dhe me të njëjtin mekanizëm gjithëpërfshirës që u tregua gjatë miratimit të marrëveshjes së datës 5 qershor për reformën zgjedhore. Gjithëpërfshirja është element kyc kur bëhet fjalë për çështje që lidhen me zgjedhjet’, nënvizoi ambasadori i BE-së. /VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...