Meta:Çdo çështje thelbësore që ka të bëjë me sistemin, të shkojë tek populli. Boll e kanë lënduar kushtetutën

E Enjte, 16 July 2020 14:17

 

TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se çdo çështje thelbësore që ka të bëjë me sistemin, patjetër që duhet të shkojë tek populli duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese dhe duke i mëshuar referendumit si një mjet për ushtrimin e sovranitetit të popullit ose institucioneve legjitime që e përfaqësojnë.

“Çdo çështje thelbësore që ka të bëjë me sistemin, patjetër që duhet të shkojë tek populli. Nëse dëshirojnë patjetër dhe për koalicionet dhe për listat e hapura të shprehet populli si të dëshiroj. Unë si president jam po për listat e hapura dhe po për koalicionet, kush të dojë të bëjë kush të dojë jo. Kjo është thelbësore për demokracinë, shtetin e së drejtës, ushtrimin e sovranitetit nga ana e popullit të Shqipërisë. Jam shumë i qartë ata që duan ta kuptojnë”, deklaroi Meta.

Ai tha se mbështet plotësisht qëndrimet vizionare dhe tërësisht të përgjegjshme të kryeministrit Rama të cilat i ka postuar në “Facebook” ku ai shprehet shumë qartë që ishte një gabim serioz ndryshimi i kushtetutës në vitin 2008 dhe pse parlamenti ishte legjitim dhe që një gabim i tillë nuk do ndodhte kurrë.

“Tani mendoni në një kuvend me 122 formalisht në kundërshtim me standardin kushtetues të 140 deputetëve… gjërat janë tepër të qarta. Unë nuk e zgjedh fatin e askujt, secili e zgjedh vetë por që dikush të marrë guximin e të flasë në emër të popullit shqiptar është një guxim që vjen nga marrëzia ose probleme të tjera por nuk vjen nga Kushtetuta e RSH, boll e kanë lënduar kushtetutën, boll kanë folur në emër të popullit shqiptar. Nuk ka asnjë diktator apo kandidat për diktator që nuk flet në emër të popullit. Populli flet vetë, flet me referendum e ushtron vetë sovranitetin e tij ose me referendum ose nëpërmjet parlamentit të ligjshëm”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...