Basha takon Ahmetin:Mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e Kosovës. Shërbimi më i mirë, heqja dorë nga protagonizmi i pavend

Tuesday, 21 July 2020 13:57

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar ditën e dytë të takimeve në vizitën dy ditore në Kosovë. Ai është takuar sot me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti nga ku ka deklaruar gjithë mbështetjen e tij dhe zotimin për të bashkrenduar çdo veprim mes Tiranës dhe Prishtinës.

Basha tha se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Kosovës është heqja dorë nga protagonizmi i pavend.

“Vij me kënaqësi këtu në komunën e Prishtinës. Përpjekjet që kemi bërë në të shkuarën janë një përvojë e vyer për mua ndaj dhe angazhjimi i parë që kam marrë që bashkërendimi mes Tiranës dhe Prishtinës të jetë i plotë dhe i sinqertë. Shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana, Larg protagonizmit të pavend.
U dakorduam se procese të tilla si dialogu me qëllim njohjen reciproke shërben më mirë mes një bashkërendimi strategjik me dy partnerët SHBA dhe BE.
Mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e Kosovës që kanë treguar se dinë të përballen me maturi e mençuri me sfida. RSH dhe forcat politike në Shqëipëri mund edhe të marrin mësim nga Kosova. Shërbimi më i mirë është heqja dorë nga protagonizmi i pavend dhe vënia në dispozicion të Kosovës e gjithë kapacitetit administrativ në Shqipëri.
Askush dhe asgjë nuk mundet ta njollosë luftën çlirimtare të Kosovës që ishte jë luftë mbrojtëse ndaj një agresori me synim spastrimin etnik të Kosovës. Unë vetëm jam produkt i këtyre spastrimeve etnike që detyroi gjyshërit e mi të largohen nga Kosova.
Drejtësia nuk mund të ketë dy kute, boll me një peshore që rëndon me akuza ndaj mbrojtësve të viktimave, ndërsa krimet çnjerëzore në Kosovë mbeten pa autorë”, deklaroi Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...