Ka përfunduar pas më shumë se 1 ore takimi mes ambasadores Yuri Kim me presidentin Ilir Meta.
Ende nuk dihet se çfarë është biseduar mes tyre, por Meta ka zgjedhur ta përcjellë personalisht jashtë ambasadoren amerikane ndërsa duket që takimi është zhvilluar në ambient mjaft miqësor mes të dyve, teksa shihen të buzëqeshur.
Presidenti ka tokur grushtin me Kim, pak para se ambasadorja të linte ambientet e Presidencës.
Takimi vjen një ditë pasi Kim i shkoi në zyrë Ramës lidhur me zhvillimet e Këshillit Politik dhe nismën e opozitës parlamentare për ndryshimet Kushtetuese.
Opozita dhe presidenti Ilir Meta kanë qendër kundër ndryshimeve kushtetuese, pasi ky i fundit është shprehur se në rast se ato miratohen nuk do ta njohë kryeministrin që do të dalë në zgjedhjet e ardhshme.