PD denoncon skandalin e patentave,Zhupa pyet Blendi Gonxhen: A ke marrë kategori patentash për një muaj, duke mos bërë asnjë testim

Saturday, 25 July 2020 10:48

Skandali i drejtorit të Transportit Rrugor, Zedhenesja e PD, Ina Zhupa, disa pyetje publike per Blendi Gonxhen: A ka marr ai kategori patentash per nje muaj, duke bere asnje autoshkolle vetem se eshte drejtori i patentave?

PD i është drejtuar përmes zëdhënëses Ina Zhupa me disa pyetje drejtorit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, lidhur me atë që e konsideron si skandalin e patentave në këtë institucion.
Në një postim në facebook, Ina Zhupa shkruan se Drejtoria e drejtuar prej tij është ndër më të korruptuarat në administratën shtëtërore dhe pranohet si e tillë nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, sepse fitimet, siç raporton media, janë mbi 300 milionë lekë në muaj vetëm nga patentat.

Postimi i plotë:
Blendi Gonxhe është ndër të parët zyrtarë që i vesh vetës cilësi të cilat nuk i ka: i pastër, i ndershëm, i pakorruptuar. Është krejt e kundërta e këtyre.
Drejtoria e drejtuar prej tij është ndër më të korruptuarat në administratën shtëtërore dhe pranohet si e tillë nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, sepse fitimet, siç raporton media, janë mbi 300 milionë lekë në muaj vetëm nga patentat. Ajo që e shquan Blendi Gonxhen është babëzia. Dhe këtu do të ndalem sot, tek babëzia e Blendi Gonxhes për të patur gjithçka, sa më shpëjt.
Kam sot disa pyetje publike për Drejtorin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe. Duke qenë se është i ndjeshëm në këto çështje, shpresoj të përgjigjet shpejt dhe me përgjigje sa më të shkurtra, sepse edhe pyetjet janë fare të thjeshta.

 

Për të sqaruar qytetarët që e paguajnë me taksat e tyre:
– Nga data 11.05.2020 deri në 16.06.2020 si drejtor i patentave a ke marr ti disa kategori të patentave pa shkuar asnjëherë dhe pa bërë asnjë testim në të vërtetë?
– Nëse ke ndjekur një kurs, si quhet autoshkolla që keni qënë? Ku e ka vendodhjen? Si quhet instruktori?
– Çfarë ngjyre kishte mjeti me rimorko, apo mjeti transporti për 16 pasagjer?
– A mos të duhen këto kategori për licensat për kompaninë tënde të transportit?! Apo thjesht ti kesh meqë je drejtor aty?
Drejtori i patentave që merr kategoritë e patentave kur është në detyrë është si një dekan i një fakulteti që futet bën edhe një master ta ketë ndërkohë që është dekan!!!!
Në pritje të përgjigjeve të Gonxhes së Ballukut, po përpiqem të arsyetoj cila shkelje është më e rëndë shpërdorimi i detyrës, konflikti interesit apo rryshfeti…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...