Meta përuron startin e Ultramaratona 1: Udhëtimi juaj drejt maleve të Dibrës, nderon qëndresën e shqiptarëve për identitet kombëtar!

Saturday, 25 July 2020 12:15

 

Me rastin e zhvillimit të Ultramaratona1 “Arterie e Arbrit” Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte dje i pranishëm dhe përshëndeti startin e kësaj veprimtarie të rëndësishme atletike, që do të vazhdojë për 3 ditë me radhë, ku pjesëmarrësit do të përshkojnë 116 kilometra në Rrugën e Arbrit.

Në ceremoninë e startit të ultra maratonës të mbajtur në sheshin “Skënderbej” të kryeqytetit, Kreu i Shtetit duke uruar suksese, kurajë dhe sa më tepër shpirt gare në këtë disiplinë sa të vështirë, aq edhe dinjitoze sportive, vlerësoi me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” atletët dhe organizatorët Nexhat Xhemalçe, Dashamir Çali e Leonard Peço, ndërsa me Titullin “Naim Frashëri” Shoqatën “Maraton Albania”, me motivacionin: “Me mirënjohje për shoqatën që ka bashkuar qytetarët në një aktivitet të suksesshëm sportiv, kulturor dhe atdhetar. Me veprimtarinë e saj brenda dhe jashtë vendit, ajo ka arritur rezultate të larta në shumë gara maratone, ecje sportive dhe vrapime masive duke përcjellë mesazhe të rëndësisë së edukatës fizike, të paqes, zhvillimit sportiv dhe bashkimit shoqëror.”

 

Duke iu drejtuar atletëve të pranishëm si dhe dhjetëra pjesëmarrësve në këtë ceremoni, Presidenti Meta e nisi fjalën e tij me një autokritikë, ndërsa tha se duhet të ishte paraqitur me veshje sportive.

 

“Ndihem shumë i lumtur të jem sot këtu me ju pasi jepni një mesazh të jashtëzakonshëm me këtë ceremoni duke u nisur drejt viseve nga më të bukurat e vendit tonë që përshkon Korridori i Arbrit. Ju niseni drejt maleve të Dibrës dhe grykës së Radikës që u kanë kënduar aq bukur Azis Ndreu, Qerim Sula e shumë e shumë personalitete të jashtëzakonshme të kulturës dibrane dhe asaj kombëtare.

 

Në këto ditë të nxehta shoqata juaj ‘Maraton Albania’, ka gjetur të sfidojë apatinë dhe të ngrihet mbi kushtet e vështira të kësaj gjendjeje pandemie dhe të japë mesazhe optimiste, force, rezistence!

 

Veprimtaria që ju ndërmerrni është një impuls i ri në jetën sportive dhe social-kulturore të vendit! Ajo shënon një sjellje te re aktive të shoqërisë, që duke respektuar përkushtimin tuaj zbaton njëkohësisht rregullat e distancimit fizik, por edhe ato të kujdesit shëndetësor!” U shpreh Meta.

Fjala e plotë:

“Së pari dua ta nis me një autokritikë, sepse duhet të kisha ardhur edhe unë i veshur si ju, por për shkak të angazhimeve të tjera, e kisha të pamundur këtë herëpor herën tjetër të jeni të sigurt se do t’ju bashkohem në një maratonësepse mua më pëlqejnë garat e gjata!

 

Deri tani kam aplikuar me shumë sukses ngjitjen nëpër male duke ngjitur malin e Jerzercës para dy vitesh dhe vjet majën më të lartë, atë të Korabit.

Ndihem shumë i lumtur të jem sot këtu me ju pasi jepni një mesazh të jashtëzakonshëm me këtë ceremoni duke u nisur drejt viseve nga më të bukurat e vendit tonë që përshkon Korridori i Arbrit. Ju niseni drejt maleve të Dibrës dhe grykës së Radikës që u kanë kënduar aq bukur Azis Ndreu, Qerim Sula e shumë e shumë personalitete të jashtëzakonshme të kulturës dibrane dhe asaj kombëtare.

Në këto ditë të nxehta shoqata juaj ‘Maraton Albania’, ka gjetur të sfidojë apatinë dhe të ngrihet mbi kushtet e vështira të kësaj gjendjeje pandemie dhe të japë mesazhe optimiste, force, rezistence!

Veprimtaria që ju ndërmerrni është një impuls i ri në jetën sportive dhe social-kulturore të vendit! Ajo shënon një sjellje te re aktive të shoqërisë, që duke respektuar përkushtimin tuaj zbaton njëkohësisht rregullat e distancimit fizik, por edhe ato të kujdesit shëndetësor!

Ju i keni caktuar vetes një mision të madh që përmbledh jo vetëm dashurinë dhe pasionin për natyrën e sportin, por nëpërmjet tyre ju po bashkoni njerëzit, prekni dhe ndriçoni historinë e çdo treve, si dhe përcillni kudo ku do kaloni mesazhet për paqe, optimizëm, e mbi të gjitha, për atdhedashuri.

Ky rrugëtim i rrallë përmes peizazheve të mrekullueshme që lidhin Tiranën, Dibrën e Shkupin harmonizon dhe ndërthur jo vetëm sportin me kulturën dhe turizmin malor, por është edhe një mundësi për të farkëtuar miqësinë midis vendeve dhe popujve fqinj!

Përzgjedhja në maratonën tuaj e gjurmës së Rrugës së Arbrit është një gjest i lartë evokimi për udhëtimin në vite të komunitetit dibran drejt kryeqendrës shqiptare, Tiranës!

Udhëtimi juaj nderon qëndresën e shqiptarëve dhe përpjekjet e tyre për mbijetesë dhe identitet kombëtar!

Duke pasur pikënisje dhe stacione kryesore tre përmendoret e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut, në Tiranë, Dibër e Shkup ju përcillni kudo ku do të kaloni mesazhin e krenarisë dhe mbijetesës së shpirtit arbëror.

Nga ana tjetër ju po vlerësoni solidaritetin, vëllazërinë dhe unitetin e shqiptarëve ndër vite nëpërmjet gjithë këtyre krahinave që ju do tëbashkoni me maratonën tuaj!

Maratonat tuaja kanë prekur pikat më tërheqëse të vendit tonë si Butrinti, Voskopoja, Tirana, Berati, Durrës, Alpet, por edhe me gjerë në Shkupin, Podgoricën, Prishtinën e shumë vende europiane.

Ju po shpalosni një shembull emancipimi të mënyrës së jetesës dhe të sjelljes,si dhe orientimit të shoqërisë shqiptare drejt sporteve masive dhe përfshirëse.

Duke i shërbyer rritjes së cilësisë së shëndetit dhe përgatitjes tuaj fizike, ju po ndërgjegjësoni qytetarët pa dallim moshe dhe gjinie për dobishmërinë e sportit, kulturës fizike, si dhe bukuritë e vendit tonë.

Shqipëria është një vend i bekuar për të jetuar! Vendin tonë e rreh diell për mbi dyqind ditë në vit, dhe nën këtë diell të shndritshëm ka vend për të gjithë dhe ka diell për të gjithëqë të jetojnë mbi tokën e shqiptarëve! Pse jo edhe përgjatë gjithëRrugës së Arbrit!

Ju po e provoni këtë me veprimtarinë tuaj sa sportive, aq edhe atdhetare!

Tashmë ju i përkisni bashkësisë së qytetarëve të respektuar që pa bujë e me shumë sakrifica keni krijuar një traditë të madhe në sportet në natyrë si maratonë, ecje, vrapime, ngjitje malore si dhe vizita kulturore e informuese!

Tani pas shumë vitesh aktivitet më vjen mirë që jua ia keni dalë të rritni cilësinë, profesionalizmin, organizimin dhe teknikat e garave!

Ndaj sonte, krahas përshëndetjes jam mes jush për vlerësuar veprimtarinë e shoqatës tuaj Maraton Albania me Titullin “Naim Frashëri” për gjithë përpjekjet dhe arritjet që ju keni realizuar në këto vite.

Gjithashtu kam kënaqësinë të nderoj me Titullin “Për merita ë veçanta civile” edhe legjendën e e maratonave dhe vrapimit sportiv në natyrë mjeshtrin 84-vjeçar Nexhat Xhemalçe, si dhe dy nga aktivistët dhe sportistët më të shquar Dashamir Çali dhe Leonard Peço.

Nga ky aktivitet po ju them gjithashtu se se do të ishte kënaqësi e madhe për mua të ishim së bashku në ndonjë prej këtyre aksioneve tuaja të jashtëzakonshme përgjatë peizazhit tonë të mrekullueshëm.

Ju përshëndes dhe ju uroj suksese gjithë pjesëmarrësve! Përcillini ju lutem përshëndetjet e mia të gjithë qytetarëve dhe të gjithë miqve që do t’ju bujtin përgjatë udhëtimit në të dyja anët e kufirit përmes maleve të Dibrës!

Populli ynë dhe të parët tanë brez pas brezi kanë përcjellë një urim: Malet tona, më të larta!

Me këtë nismë të shkëlqyer jam i sigurt se na bëni krenarë të gjithëve për malet tona dhe për bukuritë e jashtëzakonshme të vendit tonë, sepse janë ato male që kanë qenë edhe fortesat e atdhetarisë e të qëndrueshmërisë së kombit tonë përgjatë gjithë ekzistencës së tij”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...