Sondazhi i fortë/Opozita fituese me diferencë të madhe ndaj Ramës

Hënë, 27 July 2020 08:32

 

Çdo ditë e më shumë Opozita e Bashkuar fiton mbështetjen e shqiptarëve për të marrë drejtimin e qeverisjes. Qëndrimet e saja dhe denoncimet e përditshme të aferave të qeverisë “Rama 2”, e kanë rritur shumë besimin tek opozita. Dhjetëra sondazhe e kanë konfirmuar këtë dhe Rama e di, sepse ka bërë edhe ai sondazhe të vetat.

Së fundmi këtë fakt e ka konfirmuar edhe një sondazh i bërë në Balkanweb, që e nxjerr opozitën e bashkuar të fituar në zgjedhje me një diferencë të madhe, prej 13.5 për qind më shumë se Edi Rama dhe partitë që e ndjekin. Kjo është një diferencë e madhe, që Rama kërkon ta mbushë me ndryshime kushtetuese, duke ndaluar koalicionet parazgjedhore.

 

Më datë 30 korrik pritet që të vendoset fati i vendit, për zgjedhje normale me rregulla të gjithëpranuara apo rregulla të njëanshme ku do ketë përplasje e luftë në kutitet e votimit, edhe me hunjë!

Kjo do jetë java që do mbahet mend gjatë në historinë e vendit, pasi këtë javë kryeministri Rama ose do ti thërrasë arësyes për konsensus kombëtar për zgjedhjet, ku PS dhe PD-LSI të bien dakort ose ai do fus duart në Kushtetutë në mënyrë të njëanshme, duke sjellë destabilitet politik në vjeshtë, pasi sipas opozitës reale do ti bëhet thirrje popullit me maska apo pa maska për të rrëzuar regjimin që kërkon të vjedhë zgjedhjet akoma pa u zhvilluar.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...