Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi:Po i vjen fundi Sulltanit tonë, filozofit surelist të së drejtës

Hënë, 27 July 2020 09:32

 

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

“U ringjall Sulltani ” !

Më 1876 Fuqitë e Mëdha e detyruan Sulltan Abdyl Hamitin të miratonte Kushtetutën e Parë të Perandorisë. Në zgjedhjet e para pluraliste hynë në parlamentin Osmane edhe 26 shqiptare.
Por jeta parlamentare i krijoi dhimbje koke Sulltanit, prandaj me një dekret i dha fund jetës parlamentare.
Sulltanit tonë, filozofit surelist të së drejtës pluralizmi real i krijon kokëçarje, sepse i kërcënon pushtetin, që e do më shumë se jetën. Punoi me mjeshtëri e dinakri për t’i eleminuar pushtetet e shtetit, deri sa e katandisi Shqipërinë, me një Kuvend të Sajuar, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetutese, pa vetëqeverisje vendore dhe pa shoqëri civile.
Kjo situatë u menaxhua me mjeshtërinë e oratorit, deri më 14 janar 2020, kur u themelua Këshilli Politik, që realisht delegjitimoi dy institucione. Zhbëri Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe delegjitimoi Kuvendin e Sajuar.

Marrëveshja e 5 qershorit 2020 e zuri në kurth Sulltanin tonë, dhe sa u informua se me atë marrëveshje zgjedhjet i kish të humbura, urdhëroi të ndryshohet kushtetuta, për të hequr koalicionet parazgjedhore.

Heqja e koalicioneve parazgjedhore pa procedura kushtetuese, pa marrëveshje me opozitën reale dhe ndryshimi i dispozitave me “opozitën e besës” nga Sulltani ynë, është akti i hapur i anormalitetit nga anarkisti institucional.

Me këtë akt nxorri faqe botës, sa amoral ishte pretendimi, se gjithçka Sulltani e bënte që t’i jepej mundësi popullit të zgjidhte si përfaqësues atë që dëshiron.

Opozita Reale i’a la dopjo gjashtën në dorë. Ajo ndryshe nga varianti sulltanor që i mashtronte shqiptarët militantë me “listat e përdredhura”, pranoi që zgjedhësit të votojnë përfaqësuesit e tyre qindpërqind, jo tridhjet përqind sa deshiron Sulltani.

Por, Sulltani e ka synë te shkrirja e partive politike me dekretin e tij. Sepse është i bindur, që pushtetin e ka të humbur me koalicionet parazgjedhore.

Kështu po i vjen fundi edhe Sulltanit tonë, filozofit surelist të së drejtës, ashtu si ndodhi me Sulltan Abdyl Hamitin me 1908, kur e detyruan të dekretonte Hyrjetin. Mandatin për ta nënshkruar dekretin i’a dha edhe deputeti shqiptar Esat Toptani.
Sulltanët e duan shumë pushtetin. Ja si u ringjall edhe në Shqipëri, pas 30 vjet pluralizëm mendësia sulltanore.

Sulltanet nuk heqin dorë me vullnet e zgjedhje të lira nga marrëzitë. Ata rrëzohen !

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...