Ndryshon vendimi në Kosovë, kryetari i Transportit Rrugor: Qytetarët që kthehen nga Shqipëria nuk do të vetëkarantinohen

Tuesday, 28 July 2020 20:13

Kryetari i Transportit Rrugor në Kosovë, Rruzhdi Kurtishaj ka thënë për median Indeksi Online se ka marrë garancinë e kryeministrit Hoti se qytetarët që kthehen nga Shqipëria nuk do të vetëkarantinohen.

Dje u publikua nga mediat kosovare një vendim se Kosova do të vetëkarantinonte për 7 ditë gjithë qytetarët që vinin nga Shqipëria kurse tampon me detyrim për ata që dilnin nga territori dhe nuk ktheheshin brenda 48 orëve.

Kurtishaj thotë se ishte ministri Vesel Krasniqi që ishte kundër këtij propozim vendimi që do të hynte në fuqi prej 30 korrikut, por Hoti mori për bazë mendimet dhe garantoi se turistët kosovarë për në Shqipëri nuk do të pengoheshin.

“Sa i përket çështjes së masës së vetëizolimit, dua të falënderoj zv.kryeministren e Kosovës, Balaj – Halimi, përkatësisht ministrin Vesel Krasniqi i cili ishte kategorik kundër vendosjes së masës së izolimit për pushuesit nga Kosova që do të shkojnë në Shqipëri, gjatë kthimit të tyre.
Por një falënderim edhe për ministrin Abrashi, edhe kryeministrin Hoti që kanë marrë për bazë kërkesën time si Kryetar i Transportit Rrugor të Udhëtarëve, njëkohësisht Kryesues i Kuvendit të Odës Ekonomike, shqetësimin e bizneseve për të adresuar çështjen e masës së izolimit për kthimin e shtetasve kosovarë nga Shqipëria.”- tha Kurtishaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...