Opozita e Bashkuar:Këshilli Politik të mblidhet sot. Çdo akt i njëanshëm me pasoja të rënda

E mërkurë, 29 July 2020 12:33

 

Përmes një qëndrimi të përbashkët, opozita e bashkuar deklaron se është pro vijimit të dialogut, për gjetjen e zgjidhjes nga të gjitha palët për ndryshimet kushtetuese.

Në reagimin e tyre, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi dhe ai i LSI-së Petrit Vasili, kanë kërkuar thirrjen e Këshillit Politik sot, duke parashtruar 3 pikat e ofertës së opozitës. Kjo thirrje vjen një ditë para seancës plenare ku pritet të miratohen ndryshimet kushtetuese.

REAGIMI I OPOZITËS
I nderuar koleg,
Në vijim të mbledhjes së djeshme, ripërsërisim vullnetin e Opozitës së Bashkuar, për të vijuar punën bashkërisht për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët, me qëllim arritjen e konsensusit për çdo ndryshim, kushtetutes apo ligjor, që prek zgjedhjet. Ky ishte qëllimi për të cilin bashkërisht ramë dakord për ngritjen e Këshillit Politik.

 

Në këtë kuptim, ritheksojmë edhe njëherë gatishmërinë tonë për të vijuar dialogun, me qëllim ecjen përpara në një proces gjithëpërfshirës dhe një produkt konsensual.
Propozimi juaj për t’i bërë fakt të kryer ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërron konsensusin, shkel marrëveshjet e 14 Janarit dhe 5 Qershorit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjell pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.
Opozita e Bashkuar paraqiti këtë propozim në mbledhjen e datës 28 Korrik 2020:
1. Të ndalet ndryshimi i njëanshëm kushtetutes.
2. Të punohet bashkërisht, pa humbur kohë, për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë.
3. Të shfrytëzohet kjo kohë që të detajohen rregullat shoqëruese në Kodin Zgjedhor, me qëllim që ndryshimi kushtetues dhe rregullat shoqëruese të Kodit Zgjedhor për hapjen e listave, të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në Parlament.

 

Opozita e Bashkuar është e gatshme që të vijojë dialogun politik, në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke mos ndërmarrë hapa të njëanshëm që shkelin Marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe zhbëjnë Marrëveshjen e 5 Qershorit.
Ju sjellim në vëmendje se çdo akt i njëanshëm, aq më tepër akte që prekin drejtpërdrejt zgjedhjet, cënojnë rëndë legjitimitetin e zgjedhjeve dhe qeverisjet që dalin prej tyre. Gjithashtu, çdo akt i njëanshëm, është një hap me pasoja të rënda që në vend që të kontribojë në procesin e integrimit europian, e pengon atë duke izoluar Shqipërinë dhe shqiptarët. Për këto arsye, gjithëpërfshirja dhe konsensualiteti është rruga e pashmangshme, në të mirë të Shqipërisë dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.
Në këtë kuadër, propozojmë mbledhjen e Këshillit Politik, ditën e sotme, 29 Korrik 2020, ora 18:00.
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

Modifikuar më E mërkurë, 29 July 2020 12:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...