Krasniqi:Ja kostoja që do të paguhet për 'pabesinë' e Ramës me ndërkombëtarët

Premte, 31 July 2020 12:19

 

Ndryshimet në Kushtetutë do të detajohen në Këshillin Politik ku edhe do të punohet për Kodin Zgjedhor, ndërsa priten edhe propozimet e opozitës gjatë ditës së sotme. Por analisti Afrim Krasniqi, mendon se Këshilli Politik është i dështuar.

Në një intervistë për A-2 ai gjithashtu ai analizon “pabesinë” e kryeministrit Rama me ndërkombëtarët. Krasniqi thotë se Rama ka gëzuar një simpati ndërkombëtare, por po të shohim zhvillimet e fundit, për të qëndrimi kundër ambasadorëve ka lënë një kosto të madhe për vendin.

“Gjatë periudhës së fundit ka pasur një zhgënjim në rritje për partneritetin mes aktorëve ndërkombëtarë dhe qeverisë shqiptare dhe personalisht kryeministrit. Rama ka gëzuar një simpati ndërkombëtare, por po të shohim zhvillimet e fundit ka një hendek të madh midis asaj që ai mendon se mendojnë ndërkombëtarët dhe asaj që ndërkombëtarët mendojnë realisht për të dhe për Shqipërinë.

Përpjekja e tij për të përfituar nga situata për të injoruar në emër të sovranitetit të gjitha këshillat ndërkombëtare dhe për ta përdorur shtetin në funksion të shtetit personal, ka lënë një kosto të madhe për Shqipërinë. Kjo u pa nga reagimi kritik i Bundestagut gjerman. Ajo që penalizohet në këtë situatë është Shqipëria.

 

Nga përvoja kemi parë që çdo politikan, i cili është munduar t’u bëjë sfidë ndërkombëtarëve, sidomos në çështje parimore, gjithmonë ka dështuar dhe kostoja ka qenë e lartë për Shqipërinë. Unë nuk pres që të ndodhë ndryshe edhe në këtë rast.

Ndërkohë që ne vazhdojmë eksperimentin, lajmi më i keq në këtë situatë nuk është kokëfortësia e Ramës për t’i shkuar deri në fund skenarit të tij, por është fakti që një parti e madhe si PS-ja nuk ka asnjë zë kritik brenda saj dhe asnjë zë kurajoz që i tregon edhe liderit të tyre që ne po i biem kokës për mur me këtë aventurë. Të gjithë kanë pranuar heshtjen dhe duan të rizgjidhen në zgjedhjet e ardhshme," thotë Krasniqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...