Protestë për Milot-Balldren, aktivistët:Qytetarët do paguajnë nga 20 euro për të kaluar, firma është paracaktuar

Saturday, 01 August 2020 11:11

 

Një grup aktivistësh kanë dalë sot në një protestë në zonën e Milotit, për shkak të projektit sipas tyre korruptiv për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren. Një prej aktivistëve Aulon Kalaja u shpreh se për të kaluar rrugën, të gjithë qytetarëve do tiu duhet që të paguajnë nga 20 euro për vajtje ardhje, ndërsa shtoi se kjo rrugë do ti jepet një kompanie greke, e cila është përcaktuar nga ana e qeverisë.

“Jemi këtu sot për tiu treguar shqiptarëve se pas një muaji do të shfaqet dhe kompanie fituese që është e paracaktuar, një firmë greke që është Terna. Për të kaluar këtë rrugë ju duhet të paguani në total 20 euro çdo konsumatori të rrugës, nuk është e vërtetë ajo që thotë zonja ministre që do të jetë 10 mijë lekë.

Shqiptarëve do tiu varet laku për 35 vitet e ardhshme, nëse kompania nuk ka trafikun e llogaritur në kontratë, do të jetë qeveria shqiptare ajo që do të paguajë pjesën tjetër. Unë mendoj se shqiptarët nuk kanë nevojë për rrugë me toll, pasi shqiptarët janë të varfër”, tha Kalaja në fjalën e tij.

Kalaja tha se qeveria shqiptare nuk ka përfituar fonde nga BERZH për këtë rrugë, për shkak se kërkon që ti shmanget trasnparencës. Nga ana tjetër aktivisti tha se rruga Milot Balldren, pritet që të ketë të njëjtën kosto me rrugën e Kombit e cila ka shumë herë më shumë tunele, dhe vështirësi në terren, pikërisht për të rritur abuzimet

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...