Meta vlerëson me Dekoratën “Nderi i Kombit” portierin legjendë të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, Sulejman Maliqati

Saturday, 01 August 2020 11:57

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me rastin e 92-vjetorit të lindjes, portierin legjendë të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, Sulejman Maliqati.

Me anë të një ceremonie solemne, Meta i akordoi Maliqatit, Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Për kontributin e çmuar, talentin dhe personalitetin e jashtëzakonshëm, si një nga portierët më të famshëm në historinë e futbollit shqiptar, legjendë e të gjitha kohëve”.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar familjarëve, miqve, kolegëve dhe personaliteteve të shquara të sportit, Presidenti Meta vuri në dukje se Sul Maliqati është një nga portierët më të famshëm në historinë e futbollit shqiptar.

“Urimet më të përzemërta, me jetë të gjatë e shëndet të plotë, i dashur Profesor Maliqati! I fortë gjithmonë, shembull për më të rinjtë! Sul Maliqati është një nga portierët më të famshëm në historinë e futbollit shqiptar, një legjendë e padiskutueshme e të gjitha kohëve, frymëzim dhe shembull për shumë gjenerata sportistësh, të cilët hynë në botën e sportit dhe arritën suksesin, të frymëzuar nga modeli i mjeshtërisë së tij. Portieri i mirënjohur i ekipit të Partizanit dhe Kombëtares në vitet 1949-1965, është një nga ikonat e gjalla të futbollit shqiptar me një karrierë sportive të nisur me ekipin e Besës së Kavajës.

 

Profesor Maliqati është thesari i kujtimeve dhe emocioneve aq të paharruara të futbollit shqiptar, që na kujton portierët më të mëdhenj të historisë botërore të sportit. Më mirë se kushdo tjetër, talentin e tij e njihte e vazhdon ta kujtojë çdo lojtar që vinte para portës së tij, pasi ai ishte i pamposhtur dhe triumfues ndaj goditjeve më të pamundura për çdo portier tjetër. Sulejman Maliqati është fitues i 7 titujve kampionë dhe i 4 kupave të Shqipërisë.”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...