Koronavirusi/Çfarë nuk po u thotë qeveria shqiptarëve

Saturday, 01 August 2020 14:48

 

Nga Gazmend Koduzi

Shqipëria është vendi me përqasjen më pak profesionale në përballjen e situatës së Covid-19.

Jo vetëm nuk ka marrë masat bazike të parandalimit parësor, por as nuk orientohet bazuar në evidencat dhe përfundimet shkencore që ofrojnë studime të ndryshme.

Në një botim të fundit të prestigjozes Nature research, gjendet shoqërim i fortë negativ (dmth rritja e numrit të testimeve sjell uljen e vdekshmërisë) midis vdekshmërisë nga Covid-19 dhe numrit të testimeve midis vendeve me të ardhura të ulëta, pikë më të ulëta të efektivitetit të qeverisjes, popullatë më të re dhe më pak shtretër spitalor. (www.nature.com/ Scientific Reports | (2020) 10:12567 | https://doi.org/10.1038/s41598-020-68862-x).

 

Shqipëria ka kryer numrin më të vogël të testimeve për frymë, 12506 testime/ million banorë (grafiku 1) dhe me një raport pozitiviteti raste/testime prej 21% në 15 ditët e fundit (grafiku 2).

Po sipas këtij studimi të botuar në revistën Nature, është gjetur që çdo testim më shumë pë 100 banorë është i shoqëruar me 8% ulje të shkallës së vdekshmërisë.

Gjithashtu, rezultatet treguan që rritja e testimeve mund të shërbejë si një përqasje efektive për të zbutur vdekshmërinë, kur qeveritë ishin më pak efektive në kontrollimin e shpërthimit të sëmundjes ose kur shtretërit spitalor janë të pamjaftueshëm.

Nisur nga përfundimet e mësipërme, qeveria duke mos kryer testime sa duhet, dhe mos marrë masat e duhura për ti kryer testim çdo qytetari që dyshohet se është infektuar, nuk u thotë shqiptarëve që është duke i vrarë me paramendim.

Ministri Shëndetësisë duhet të japë dorëheqjen sepse është përgjegjësi kryesor për pasojat ndaj shëndetit dhe jetës së qytetarëve, duke i gënjyer si për laboratorin e ri që do rriste testimet e tamponëve dhe e mbylli, ashtu edhe për kushtet skandaloze ku qëndrojnë pacientët në spitalet covid pa kondicioner, pa ajër spitalor dhe pa dhoma me presion negativ.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...