BE po për përgatitet për sanksione ndaj Shqipërisë, vizat nga de facto rrezikojnë të hiqen de jure

Diel, 02 August 2020 14:03

Keqqeverisja e kryeministrit Rama, dhunimi i institucionëve nga Rilindja, futja dorë në Kushtetutë në mënyrë të njëanshme për qëllime kriminale si dhe sulmi ndaj ndërkombëtarëve ka sjellë një reagim të egër nga BE.

Fillimisht ishte Gjermania e cila vuri kushte qeverisë shqiptare, më pas parlamenti europian dhe tani po kërcënohet për ndërprerjen e konferencës së parë BE-Shqipëri për kapitujt e negociatave.

Shkak i vetëm mbetet vetëm Edi Rama. I pangopur me pushtet, arrogant dhe sfidues ndaj ndërkombëtarëve që kanë ndihmuar Shqipërinë, por që i kërkojnë të zbatojë kushtet e parlamentit europian, tashmë kryeministri dhe Rilindja e kanë çuar vendin në buzën e një gremine të re; përplasje civile pasi zgjedhjet e lira janë kryesore që të ndërrohet pushteti.

Rilindja po bën të gjitha përpjekjet duke sfiduar shtetin ligjor dhe BE, që ti vjedhë në tavolinë zgjedhjet.

Ndaj reagimi i BE dhe sidomos Gjermanisë do jetë spektakolar ndaj qeverisë Rama. Por do ta pësojnë dhe shqiptarët.

Deri tani rrezikohet konferenca e parë BE-Shqipëri, shqiptarëve nuk iu lejohet të hyjnë në BE për shkak të koronavirusit në rritje në Shqipëri, praktikisht vizat kanë rënë.

De facto nuk ka viza për shqiptarët që të hyjnë më në BE.

Por nëse vazhdon kështu qeveria shqiptare me këto veprime antiligjore dhe antiBE, rrezikon që Bruksel vizat ti heqë edhe de jure për shqiptarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...