“Samiti i Ballkanit, Kryeministri i RSH, i dështuar dhe i papërgjegjshëm

Hënë, 03 August 2020 08:23
 

29 Korrik 2020, nga Samiti i Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Këshilli i Atlantikut (AC).

Foto nga Samiti: Eksperti për Sigurinë Kombëtare, Gjeneral ® Piro AHMETAJ

Privilegj ta ndiqja (online) në cilësinë e ekspertit të lartë, zëvendës President i Këshillit të Atlantikut për Shqipërinë dhe Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare i kryetarit të PD, z. BASHA.

Këshilli i Atlantikut ( ) është një “think-tank” amerikan në fushën e cështjeve ndërkombëtare, i themeluar në vitin 1961, me qendër në Washington DC.

Samiti u drejtua nga dy personalitetet e mirënjohura, përkatësisht Z. Frederick KEMPE,President, si dhe u moderua nga Z. Damon WILSON, zëvendës i “Atlantic Counil”.

Tematika dhe fokusi i Samitit, ishte përballja e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja – Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia), me COVID-19: eksperiencat, shpenzimet për GDP, problematikat, si dhe “Roadmap to Recovery” me programet, projektet, angazhimet dhe masat e përbashkëta për tejkalimn e impakteve ekonomike ndaj shoqërisë dhe pasojave sociale mbi qytetarët”.

Folësit kryesorë ishin udhëheqësit e 6 vendeve, ndërsa në panelin e dytë, drejtuesit e programeve të Ballkanit Perëndimor!

Përtej retorikës burokratike po përpiqem të paraqes një përmbledhje rreth frymës, dhe qëndrimeve që shpalosën udhëheqësit e 6 vendeve dhe SHBA në këtë Samit:

Presidenti i MV, PENDAROVSKI, i hapur ndaj bashkëpunimit dhe i drejtpërdrejtë në kërkesa për programet e turizmit, infrastrukturës, transportit, lehtësirat në portin e Selanikut, etj.

Presidenti VUČIĆ: pragmatik në përqasje, i kujdesshëm në përkëdhelitë ndaj KM Rama, u tregua jo shumë optimist, por me shpresë cinike për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kryeministri HOTI: “elokuent në gjuhë, i strukturuar si zyrtar dhe i përulur ndaj përgjegjësisë shtetërore, si dhe shumë i qartë në kërkesat për të hequr barrierat burokratike, përmirësuar klimën e bashkëpunimit reciprok mes 6 vendeve, me mbështetjen e BE dhe SHBA”.

Kryeministri i Bosnjë – Hercegovinës,

Zoran TEGELTIJA si dhe ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi, Znj. Dragica SEKULIĆ, shprehën konsideratat ndaj forumit dhe prezantuan kërkesat për projektet e infrastrukturës, etj.

Në Samit, zoti Matthew PALMER, i ngarkuari i DASH për Ballkanin, shprehu qëndrimin e USA, për mbështetjen e “integrimit ekonomik të BP”, si dhe iu bëri thirrje udhëheqësve të 6 vendeve, për të marrë përgjegjshmëri zyrtare, në përmirësimin e stabilitetit politik, standardeve demokratike, eficencës së mekanizmave të qeverisjes, klimës së bashkëpunimit ekonomik, programeve të BE & SHBA si dhe mirëbesimit reciprok mes 6 vendeve”.

Ishte një zhgënjim i madh që Kryeministri në ikje i RSH: me sfondin si hangar (pa simbolet zyrtare), me gjuhën e trupit të stër-konsumuar nga pesha e të gjitha pushteteve (si sovjetët) dhe paranoja e udhëheqësit “global”, me një anglishte të rrëmujshme, demonstroi papërgjegjshmëri cinike shtetërore, shterpësi mendimi, pothuaj nuk tha asgjë në lidhje me tematikën, ankohej për “makthet” e politikës së Tiranës (fajin ose opozita që e pengon ose populli, ose të dy bashkë që nuk e kuptojnë këtë farë udhëheqësi), si dhe përpjekjeve që iu ka dalë boja, për t`u bërë interesanti i tavolinës, në vend që të citonte shprehjen simbol të shenjëtores së kombit Nënë Tereza: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, e bëri më lëmsh me Van Gogun … etj., broçkulla si këto!

Sigurisht, Edi Rama nuk kishte shumë për të thënë në këtë samit, pasi ka dështuar në mënyrë spektakolare në menaxhimin e situatës, akordimin e paketave financiare për rivitalizimin e ekonomisë apo ndihma ndaj sektorit të turizmit. KM Rama është fokusuar te gjobat, represioni ndaj biznesit, tenderat dhe koncesionet korruptive, që e kanë dëmtuar edhe më shumë ekonominë shqiptare.

Për ta ilustruar deformimin e tij, shiheni në foto, duke ju siguruar se nuk janë meme të montuara, por screenshoot në kohë reale!

Mesazhi im si ekspert: – “mjaft është mjaft. Kupa është zbrazur, pasojat po i vuajnë qytetarët dhe vendi”.

Dhe se fundmi, shpresoj shumë se shqiptarët me mbështetjen e BE dhe SHBA do ia dalim për t’i tejkaluar jo vetëm pasojat e Covid 19, por edhe këtë establishment 30-vjeçar udhëheqësish, të keq-dështuar, deformuar, të papërgjegjshëm, të kapur nga sekserët, të korruptuar dhe cinik me qytetarët dhe interesat mbarëkombëtare!

  • Gjeneral ® Piro Ahmetaj, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD”!
Modifikuar më Hënë, 03 August 2020 08:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...