Skandali/Shqipëria ndalon për llogari të Serbisë luftëtarin e UÇK, Murtez Kastrati

Hënë, 03 August 2020 09:21

 

Kosova ngrihet në këmbë, protestë masive për UÇK-në
Një ish-luftëtar i UÇK, Murtez Kastrati është ndaluar ditën e sotme për disa orë nga Policia Shqiptare në kufi. Kastrati rezulton në lisat e personave të shpallur në kërkim për llogari të shtetit serb. Ngjarja në përmasat e një skandali ka sjellë reagime të shumta në Prishtinë dhe në Tiranë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, deklaroi se Shqipëria nuk duhet të marrë parasysh kërkesat e Serbisë në Interpol, kur ato kanë bëjnë me shqiptarët e Kosovës. Ai iu bëri thirrje bashkëluftëtarëve të tij, që të shmangin lëvizjet nëpër shtetet tjera, pasi siç tha, ai ka informacione se Serbia ka përpiluar një listë të re të emrave të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilat i ka dërguar në INTERPOL.

 

“Ju bëjmë apel bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa më parë ta lirojë Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në INTERPOL nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook Hysni Gucati.

Sekretari i PD, Kreshnik Çollaku deklaroi se Tirana po kthehet në një shërbëtore e Beogradit. “Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftên e luftëtaret e UÇK e për Kosovën. Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit. Tirana Zyrtare po kthehet një shërbëtore e rëndomtë e Beogradit”,- tha ai. Sipas tij, “Tirana Zyrtare kërkon minishengen ballkanik kur i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare mbështet ndarjen e Kosovës pse i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare arreston luftëtarët e UÇK pse këtë e kërkon Beogradi”.

Për ndalimin e veteranit të UÇK ka reaguar dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj. Ajo ka konfirmuar se veterani i UÇK-së, Murtez Kastrati ishte ndaluar nga policia shqiptare dhe është liruar disa orë më pas.

Ministrja e Kosovës kërkon nga Tirana që listat e Interpolit të azhornohen. “Është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarësh për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilegale kundër Kosovës. Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”,- deklaroi Meliza Haradinaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...