Zbardhen mesazhet e Bashës:Në shtator nis fushata për fitore

Tuesday, 04 August 2020 11:06

 

Dy takimet e njëpasnjëshme me dy organet kryesore vendimmarrëse të Partisë Demokratike, kryetari i saj i ka shfrytëzuar edhe për të dhënë disa mesazhe.

Duke vlerësuar procesin që ka nisur PD për identifikimin dhe seleksionimin e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkish, kreu i selisë blu tha se në shtator Partia Demokratike nis fushatën për zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë që paralajmëroi se gushti nuk do të jetë muaj pushimesh për PD-në.

“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas përzgjedhjes së kandidatëve, ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri te selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitoren e zgjedhjeve dhe hapjen e një kapitulli të qeverisjes për qytetarët dhe me qytetarët”, u tha Basha.

 

Duke u kthyer te procesi i brendshëm i Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë e kryetarë bashkish, Basha theksoi se emrat e tjerë që janë propozuar nga anëtarësia do të përbëjnë më të mirët e më të mirëve për të përbërë ekipin qeverisës në çdo nivel të administratës shtetërore.

“Emrat e propozuar nga anëtarësia përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme. Përmes këtij procesi, ne kemi të identifikuar jo vetëm ata që do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.

PROCESI

Në këto dy muaj, PD do të punojë në disa drejtime. Ajo që është bërë edhe publike tashmë, është procesi i seleksionimit të kandidatëve të propozuar nga anëtarësia për deputetë dhe kryetarë bashkish.

Dje, dy organet kryesore vendimmarrëse miratuan përbërjen e komisionit që do të bëjë seleksionimin e atyre që do vazhdojnë fazën tjetër, nga mbi 2 mijë kandidatë të propozuar nga anëtarësia. Paralelisht selia e PD-së do të vazhdojë edhe me hartimin e programit qeverisës.

Zhvillimet kryesore si tërmeti i 26 nëntorit dhe situata e krijuar nga pandemia bënë që PD të rishikojë nga e para programin qeverisës, të cilin e kishte përgatitur edhe më herët. Po ashtu, një pol tjetër që po punohet lidhet me organizimin e PD-së në degë për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë, ende nuk ka një qëndrim nga ana e opozitës së bashkuar në lidhje me vijimësinë e Këshillit Politik për ndryshimet e mundshme që imponon Kushtetuta me ndryshimet e bëra pa dakordësinë e PD-së dhe aleatëve. Amendimi i nenit 64 dhe 68 në Kushtetutë u votua në seancën e fundit për këtë sesion./Panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...