TIRANË
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari deklaron se fermerët e Korçës janë në mëshirë të fatit pa asnjë ndihmë nga qeveria. Duke iu referuar dëmeve të shkaktuara nga breshri në fushën e Korçës, Braimllari shkruan se banorët po përballen çdo ditë me papërgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore dhe me degradimin e kësaj qeverie.
“Fusha e Korçës përballet me papërgjegjshmëri dhe arrogancën e qeverisë, fermerët në mëshirë të fatit.
Banorët e fushës së Korçës po përballen çdo ditë me papërgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore dhe me degradimin e kësaj qeverie. Është hera e tretë që të mbjellat e kësaj zone prishen brenda dy muajsh nga rënia e breshrit dhe fermerët nuk marrin asnjë ndihmë nga qeveria. Qeveria Rama ka degraduar bujqësinë duke e kthyer në bujqësi klienteliste në shërbim të oligarkisë. Sot fermerët e fushës së Korçës kanë nevojë për mbështetje reale për evidentimin e dëmeve dhe për subvencione me qëllim që produkti dhe djersa e tyre të mos shkojë dëm”, shkruan Braimllari.