Avokati i Ylli Ndroqit:Ja pasuritë e sekuestruara pa bazë ligjore. RTV Ora u ble e gjitha me kredi. Do apelojmë

E mërkurë, 05 August 2020 15:55

 

Avokati i biznesmenit, njëherësh pronarit të një media private në vend, Ylli Ndroqi në një konferencë për mediat deklaroi sot se disa nga 26 pasuritë e paluajtshme të Ylli Ndroqit, të sekuestruara nga SPAK nuk janë në pronësi të tij, ndërsa disa të tjera janë sekuestruar padrejtësisht.

Ata thanë se do të apelojnë vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të SPAK, pasi për disa prej pronave nuk janë plotësuar kushtet për sekuestro si dhe ka parregullsi ligjore.

“Gjykata ka ndërmarrë një vendim të nxituar, nuk janë plotësuarkushtet për sekuestro dhe ka parregullsi ligjore. I janë sekuestruar tre toka që i ka përfituar nga çelja e pasurisë së babait të tij, pra i ka përfituar me ligjin 7501. Ja ku është vendimi i komisionit të ndarjes së pronave”,- tregoi avokati Alban Qafa.

Avokati tha se padrejtësisht është sekuestruar edhe një apartament te “Qemal Stafa” që Ndroqi e ka përfituar nga privatizimi në vitin 1992, ndërsa pikërisht aty ka jetuar deri në vitin 1993.

Po ashtu ai tha se edhe RTV Ora u ble në 2007 dhe me kredi nga një bankë e Nivelit të Dytë.

“Nga ana e SPAK më 21 korrik 2020 u regjistrua procedimi penal dhe 7 ditë më pas, më 28 korrik u regjistrua kërkesa e prokurorisë për vendosjen e sekuestros. Dokumenti është marrë në shqyrtim në maj, ndërkohë që kërkesa e organit të akuzës është depozituar në korrik. Kjo tregon nxitimin si të prokurorisë dhe të gjykatës për këtë vendim.

Është vënë sekuestro mbi 26 pasuri të në biznesi mbi 29-vjeçar. Ngrihet pyetja si është e mundur që brenda 7 ditësh nga regjistrimi i procedimit penal, u gjetën indicie sipas pretendimeve të arsyeshme për të shkuar drejt sekuestrimit të pasurive të z. Ylli Ndoqi. Vetëm një ditë më pas, policia e shteti ka nxituar që të deklarojë se hetimet kanë zgjatur 18 muaj nën drejtim e prokurorëve të SPAK. Para 8 muajsh prokurorët e SPAK janë betuar para presidentit në dhjetor të vitit 2019. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar?

 

Sipas ligjit është sanksionuar se hetimet drejtohen nga prokuroria. Duhet të ishte prokurori ai që përmes policisë gjyqësore të ndërmerrte veprimet e nevojshme ndaj personave të sipërpërmendur. Në deklaratën e policisë janë kryer hetime mbi 17 muaj pa ju referuar prokurorit. Këto hetime pa dijeninë e prokurorit janë hetime të paligjshme nga policia.

 

Nuk ka asnjë indicie se këto pasuri ishin në gjendje rreziku apo nga ndonjë organizatë kriminale. Transmetimet e RTV Ora dhe Ora News kanë qenë në krah të qytetarëve. Ndërsa sa i përket pronave që kërkohet të sekuestrohen, një pjesë nga ato nuk janë të Ylli Ndroqit. Edhe ato që janë në pronësi të tij, janë krijuar me burime te ligjshme.

Më datë 3 korrik SPAK sekuestroi pasuritë e Ylli Ndroqit, mes tyre edhe televizionet Ora News dhe RTV Ora. Ndërkohë që ndërhyrja në ambiente e televizoneve u bë nga forcat RENEA me armë dhe maska.

Sekuestrimi i RTV Ora është i padrejtë, pasi ia ka blerë shtetases Ilda Prifti me 25 mln lekë të reja, kapitali fillestar është marrë me kredi në një Bankë të Nivelit të Dytë. Edhe një mjet Mercedes Benz i sekuestruar është i blerë i gjithi me kredi”,- tha avokati

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...