6 viktima dhe 139 raste të reja me koronavirus

E mërkurë, 05 August 2020 16:31

 

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit 6 persona kanë humbur jetën dhe 139 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Viktimat janë një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku., një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha në një deklaratë për mediat se janë kryer 561 testime. “Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë, Megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa rastet aktive të prekura nga koronavirusi po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara”,– tha Tomini.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Dr. Eugena Tomini përsëriti thirrjen e institucioneve për qytetarët, të cilët duhet të shmangin grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit duke rrezikuar shëndetin tuaj, të prindërve dhe të afërmve tuaj.

“Sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë; epidemiologët në terren po vijojnë punën për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me Covid19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Mjekët e familjes në të gjithë vendin monitorojnë në vijimësi personat e prekur nga Covid19 që janë të izoluar në shtëpi dhe rastet e dyshuara. Në të dy spitalet që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov 2 po punohet pa reshtur në shërbim të çdo pacienti, më përkushtim e profesionalizëm”,- tha Tomini.

COVID-19 – Statistika (5 Gusht 2020)

Testime totale 43764

Raste pozitive 5889

Raste të shëruara 3123

Raste Aktive 2589

Humbje jete 182 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1451

Durrës 302

Shkodër 230

Fier 103

Vlorë 94

Lezhë 86

Korçë 82

Kukës 80

Elbasan 55

Berat 43

Dibër 32

Gjirokastër 26

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...