Vasili:Nuk mund të rrethohen me polici gazetarët për një çështje gjyqësore nga një SPAK që arreston të vdekurit

Premte, 07 August 2020 08:28

 

Numri dy i LSI-së, Petrit Vasili e cilëson të papranueshme rrethimin policor të Rtv Ora dhe Ora News.

Në një intervistë për Rtv Ora thotë se nuk e mendonte kurrë se do të mund të shihte pamje të tilla në 2020.

 

Por sulmi politik ndaj dy televizioneve për Vasilin ka qenë një kronikë e paralajmëruar për shkak të të vërtetave të hidhura të transmetuara prej tyre.

Vasili: Gjithçka ka ndodhur ka qenë një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar pasi me sebepin e Covid, Ora News është riatakuar për ta mbyllur dhe ndërprerë transmetimet. Dhe atëherë të gjithë u shokuan nga sulmi i motivuar politikisht pasi nuk kishte as arsye ligjore dhe as shkencore.

Ndërsa skenat me njerëz me skafanda të karakterit të pushtimit të vërtetë të një media publike që militon në fushën e mediave shqiptare për një kohë të gjatë, që e ka filluar betejën në ditë shumë të vështira siç ishin ditët kur diskutohej për ndryshimin brenda natës të Kushtetutës.

Pati kurajon atëherë të startonte kundër të gjithë mediave të tjera të cilat mbyllën gojën për fat të keq përballë të vërtetave të mëdha. Nuk e mendoja kurrë që gazetarët të ndodheshin të rrethuar nga ushtri politike të vërtetë nga një SPAK që për rastësi të gjërave i kam drejtuar pyetje të mëdha për çështje shumë të rënda që nuk kam marrë përgjigje, që kishin të bënin për mos hetimin e krimit zgjedhor të dosjeve 339 dhe 184 ku kryeministri dhe ministrat janë të zhytur deri në grykë.

Nuk e kuptoj sesi gazetarët mund të punojnë në rrethim policor për një çështje gjyqësore. Shohim standarde të dyfishta, për disa ligji antimafia nuk vepron, për disa të tjerë mbyllet sa hap e mbyll sytë dhe për të tjerë veprohet me egërsi.Qëndrimi është i qartë dhe i shënjestruar pasi shumë nga betejat e Ora News kanë qenë dhe mbeten beteja në emër të së vërtetës, të vërtetat që fshihen dhe dalin në shesh, disa të vërteta që edhe ne si opozitë nuk kemi arritur ti zbulojmë.

Sipas Vasilit, sekti që ka kapur shtetin i ka shpallur luftë të vërtetës dhe përmes saj popullit.

Vasili: Një vend që fsheh të vërtetat e tij është diktaturë. Populli nuk mund të jetojë me mashtrime dhe gënjeshtra.

Rezerva ai ka edhe për SPAK.

Vasili: Çfarë SPAK-u është ky që arreston të vdekurit për dosjen “339”?

Shqipëria në katër rajone

Në të njëjtën seancë plenare ku u ndryshua në mënyrë të njëanshme Kushtetuta, Kuvendi ka miratuar në heshtje edhe ligjin për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, sipas të cilit Shqipëria ndahet në katër rajone.

Për opozitën ky ligj shënon fundin e autonomisë së pushtetit vendor.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë për Rtv Ora thotë se veç faktit që ligji është antiligjor, shumica mashtron në mënyrë të paskrupullt duke deklaruar se ka kryer konsultime publike në muajt mars-prill-maj, periudhë kur vendi ishte në karantinë nga Covid.

Vasili: Kushtetuta e Shqipërisë nuk ekziston më dhe të gjithë qytetarët duhet të kuptojnë se e kanë shqyer dhe bërë copa-copa Kushtetutën. Së dyti këta e kanë rrëmbyer pushtetin vendor. Iluzioni se pushteti vendor është më vete nuk ekziston. Mashtrojnë popullin në mënyrën më të pacipë, thonë se kanë bërë konsultime publike. Jo vetëm që nuk janë bërë por ka dhe një turp të madh, në dokumentat shoqëruese zyrtare thonë se janë bërë konsultime publike në muaj mars, prill, maj, kohë kur kemi qenë në karantinë.Janë rrëmbyer të gjithë instrumentat dhe këto drejtohen nga kryeministria që harton politikat dhe i zbaton. Në Kushtetutë, i vetmi institucion i ngritur për këtë punë dhe që zgjidhet nga populli është qarku. Qarkun që këta se kanë në konsideratë, për një kryetar qarku mbajtën peng integrimin europian, nuk miratuan tre ligjet. Tani që kanë qeverinë nuk ka rëndësi, i vjedhim ne paratë. Është një ligj që ka efekt nul, është antikushtetues. Ky ligj është shembulli i një qeverie të shpartalluar që përveç teorisë së tokës së djegur dhe rrëmbimit kap ça të kapësh nga paratë e taksapaguesve shqiptarë nuk ka asnjë motiv tjetër politik në kokë.

Vasili paralajmëroi një reagim të ashpër të opozitës, duke garantuar se ligji nuk do të kalojë.

Vasili: Çështja do të zgjidhet qartësisht në fushë të hapur. Kur ju hyjnë hajdutët në shtëpi ju rrëmbeni drurin, nuk keni kohë të prisni gjykatën. Do të ketë padiskutim një reagim shumë të fortë, të jeni të bindur se ligji nuk do të kalojë dhe nuk ka për të kaluar, le të guxojnë në shtator ta fusin sërish këtë ligj dhe do të shikoni që do të marrë një përgjigje që nuk ua pret mendja. Edhe amnistinë fiskale e patë që u ndalën. U erdhi një dru i padëgjuar nga Europa që u tha se jeni ca gangsterë që doni të krijoni lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave.

Edhe pse opozita është shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese, madje duke deklaruar se nuk janë të detyrueshme për të, ajo do të vazhdojë dialogun në Këshillin Politik me mazhorancën në shtator.

Vasili: Dialogu dhe ndeshja shumë e fortë ballë për ballë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...