Mungesa e 1.15 miliardëve/Ish-ministri i PS-së:Qeveria nuk bind donatorët. Rama i paaftë përballë tre krizave

Premte, 07 August 2020 10:49

 

Ish-ministri i PS-së, Arben Malaj ka marrë në referencë shkrimin me titull: Ku janë 1.15 miliardë eurot për TËRMETIN?., ku thotë se Shqipëria nuk duhet të vazhdojë më të drejtohet nga një kryeministër që vetëdeklaraohet i lodhur dhe i dështuar me thithjen e financimeve. Për të, kryeministri Edi Rama është i dështuar përballë tre krizave, që janë: kriza e tërmetit, kriza e pandemisë dhe kriza e keqqeverisjes

Reagimi i tij i fortë ka ardhur pasi qeveria ”Rama 2”, ka dështuar që të tërheqë 1.15 miliardë euro angazhime dhe premtime konkrete të donatorëve bilaterale ose të bankave të zhvillimit, për pjesën e ndihmës nga tërmeti.

 

Teksa ka renditur disa nga problemet më madhore të vendit, në fushën e ekonomisë, Malaj thekson se ”Shqipëria nuk e meriton të vazhdojë të qeveriset nga një kryeministër i lodhur dhe nga një mazhorancë e dështuar e cila së fundi për përfitime thjeshtë elektorale po vonon dhe pengon edhe perspektiven evropiane të Shqipërisë”.

Shkrimi i plotë

Shqiperia nuk mund te vazhdoj te drejtohet nga nje kryeminister qe vetdeklaron se eshte i lodhur dhe i deshtuar me thithjen e financimeve nga donatore dhe i palodhur qe per perfitime personale e partiake te pengoj te ardhmen evropiane te shqiptareve dhe Shqiperise. PAA shpreh shqetesimin edhe te taksapaguesve shqiptare per mungesen e transprences, eficences dhe deshtimit te RamaQeveri ne terheqjen e parave nga donatoret dhe investimin e tyre sa me shpejte e me pergjegjesi maksimale ,larg cdo tendence abuzuese dhe korruptive ne ekonomine e urritur shqiptare per me shume investime private dhe publike.

Kryeministri Rama kur mbeshteti rrugen Milot – Fier me nje kosto 1.2 miliard euro, kosto kjo marramendese per taksapagueasit shqiptare, deklaroj i sinqert se ishte lodhur duke pritur donatoret.

Ne fakt mos bashkepunimi me donatoret vec lodhjes fsheh faktin se bashkepunimi me donatoret kerkon pjesmarrje konkrete te tyre ne:

(i) respektimin e transparences maksimale ne perzgjedhjen e projekteve dhe kostove te tyre;

(ii) ne perzgjedhjen e kompanive fituese dhe verifikimkn e tyre per garancite financiare dhe kredibilitetin teknologjik;

(iii) ne mbikqyrjen e tyre ne cdo faze te nisjes dhe perfundimit te projektit;

(iv) ne procesin e certifikimit teknik dhe financiare te kostove direkte dhe indirekte;

(v) te kostove afatshkurter dhe afatgjate te partneriteteve publike private preferenciale (4P).

Qeveria po nenshkruan miliarda euro 4P, Qeveria merr borxh te jashtem me kosto tregtare 650 milion euro, qeveria deshton te terheq dhe bej efektiv 1.15 miliard euro angazhime dhe premtime konkrete te donatoreve bilaterale ose te bankave te zhvillimit. Kete e verteton programi i punimeve te Kuvendit te Shqiperise prej 25 maj 2020 deri ne 30 Korrik 2020 ku ne 104 projektligje per tu shqyrtuar dhe miratuar ne Kuvend vetem nje pike, pika 26 ishte miratimi i marreveshjes se financimit te shpejte te FMN-se.

Ky mentalitet dhe realitet i deshtuar qeverises se paku tregon pa afatesi dhe pa pergjegjshmeri ne qeverisjen e vendit ne kulmin e perballjes me tre kriza shume te renda dhe me efekte sociale ekonomike e buxhetore afatshkurter, afatmesme dhe afategjate, krizen e termetit, krizen e pandemise dhe krizen e keq qeverisjes. Shqiperia nuk e meriton te vazhdoj te qeveriset nga nje kryeminister i lodhur dhe nga nje mazhorance e deshtuar e cila se fundi per perfitime thjeshte elektorale po vonon dhe pengon edhe perspektiven evropiane te Shqiperise. ZSH

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...