Belind Këlliçi:Besa Shahini kapet sërish në paligjshmëri, ja faktet që tregojnë si e shkel ligjin

Premte, 07 August 2020 14:34

 

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, denoncon ministren e Arsimit, Besa Shahini, se sipas tij, është kapur në paligjshmëri.

Sipas demokratit, “ministrja në ikje e Arsimit, Besa Shahini shkel sërish ligjin duke mbajtur anëtare të Bordit të Akreditimit brenda Ministrisë, zv. Guvernatoren e Bankës së Shqipërisë, pozicion i papajtueshëm me asnjë funksion tjetër në varësi të qeverisë”.

Postimi i Këlliçit:

Minstrja në ikje e Arsimit, Besa Shahini kapet sërish në paligjshmëri!

Pasi ia doli të organizojë zgjedhje moniste edhe në universitete, pasi goditi mijra maturantë me tezën e gjuhës dhe letërsisë me idiote që ka parë vendi, Ministrja në ikje e Arsimit, Besa Shahini shkel sërish ligjin duke mbajtur anëtare të Bordit të Akreditimit brenda Ministrisë, zv. Guvernatoren e Bankës së Shqipërisë, pozicion i papajtueshëm me asnjë funksion tjetër në varësi të qeverisë.

 

Sipas ligjit, anëtarët e Bordit të Akreditimit të universiteteve propozohen nga Ministri i Arsimit për emërim ose shkarkim dhe emërohen ose shkarkohen me miratimin e Kryeministrit.

Znj. Luljeta Minxhozi është votuar nga parlamenti si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, është ndërkohë zv. Guvernatore e Bankës, por njëkohësisht është edhe nëpunëse e Besa Shahinit, në shkelje flagrante të ligjit.

 

E kuptojmë që për një ministre që ka një rekord absolut dështimesh, që ka guxuar të organizojë zgjedhje pa 75% të studentëve në universitete, që nuk garantoi asnjë masë mbrojtjeje në auditore gjatë pandemisë shkaktuar nga Covid-19, ky standard është plotësisht i pranueshëm, por i bëjmë thirrje që sa më shpejt të jetë e mundur, të rikthejë Ministrinë e Arsimit në shinat e ligjshmërisë, të mbrojë interesin e studentëve e rinisë dhe të zbatojë ligjin hera-herës…!

 

Sa për sqarim të opinionit publik, Bordi i Akreditimit është një organ kolegjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij, i cili funksionon pranë ASCAL. Veprimtaria dhe funksionimi i BA është e përcaktuar në ligjin e “Arsimit të lartë” nr 80/2015, ligjit nr. 8480, datë 27.05.1999, për “Funksionimin e organeve kolegjiale”, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 109, datë 15.02.2017 si dhe rregulloren e funksionimit të tij.

 

BA është i përbërë nga 11 anëtarë nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë të huaj. Të gjithë anëtarët janë personalitete të botës akademike me nje eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor brenda dhe jashtë territorit të RSH.

*Anëtarët dhe kryetari i Bordit emërohen dhe shkarkohen nga kryeministri me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin.
*Mandati i anëtarëve të BA është 4 vjet. Bordi i Akredimit u emërua me urdhër të Kryeministrit nr. 32, datë 17.03.2017 dhe organizoi mbledhjen e tij të parë në datën 07.04.2017
*BA është vazhdues i punës së Këshillit të Akreditimit i krijuar në bazë të ligjit të “Arsimit të lartë” nr. 9741, datë 21.05.2007. Ligji i ri i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, nr. 80/2015, i jep fuqinë BA për të marr vendimin përfundimtar mbi akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve që ato ofrojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...