Pas Ramës, BILD:Diktatori Lukashenko humbi, opozita fitoi thellë zgjedhjet

Hënë, 10 August 2020 12:25

 

Gazeta më e madhe në Europë, BILD, këtë herë nuk ka shkruar për manipulimet e zgjedhjeve në Shqipëri por për zgjedhjet në Bjellorusi. E njohur për qëndrimet e ashpra kundër liderëve të korruptuar dhe autoritaristë, ”Bild” shkruan se presidenti fuqiplotë Aleksandër Lukashenko ka vjedhur zgjedhjet. Sipas saj, opozita ka fituar dhe këtë e tregojnë votat e vërteta.

”Por të dhënat e qendrave të votimit tregojnë një gjë krejt tjetër. Kandidatja e opozitës, Svetlana Tichanovskaya ka shënuar një fitore të thellë”. Pas votimeve pati përplasje të dhunshme mes protestuesve opozitarë dhe policisë.

 

Liderja e opozitës, Tichanovskaya ka bërë thirrje për protesta paqësore. Vetëm në Minsk në rrugë dolën mbi 100 mijë njerëz, që u përballën me brutalitetin policor. Forcat e sigurisë përdorën topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba goma. Ata i dhunuan turmat në mënyrë të përgjakshme. Interneti u bllokua. Policia u dhunoi me shkopinj gome, por pa sukses. Qytetarët në mbarë vendin po rrezikojnë jetën e tyre për liri dhe demokraci.

Presidenti e ka sunduar këtë republikë ish-sovjetike i vetëm për 26 vite. Synimi i rivales së Lukashenkos është që të fitojë zgjedhjet dhe të lirojë të gjithë të burgosurit politikë. Mes tyre është edhe i shoqi, Sergey, një blogger antiqeveritar.

A është ky një sinjal për qeverinë ”’Rama 2”? Duket se situata do të jetë e njëjtë edhe në Shqipëri, ku opozita prej kohësh po përgatitet për një fitore të jashtëzakonshme kundër Rilindjes.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...