Analiza juridike/Ligji për ndarjen e Shqipërisë në 4 Rajone shkel Kushtetutën dhe cënon parimin e autonomisë

Hënë, 10 August 2020 14:30

 

Nga Elisabeta Melani*

Ligji i fundit i qeverisë per ndarje e Shqiperise ne kater Rajone! Eshte nje ceshtje e perfolur si ndarje administrative e vendit e pershkruar si akt politik ne interes te qeverisë. Ne fakt nuk është ligj për ndarjen e vendit ne kater vilajete por eshte nje ligj qe ne menyre te moderuar po kerkohet te ushtrohet kontroll dhe shmagie kompetencash e pushtetit vendor.

Ligji ” Per zhvillimin Rajonal dhe kohezionin”

Nxjerrja e këtij ligji nuk ka te beje me ndarje administrative por me vendosje nen kontroll te pushtetit vendor. Implementimi i gjithe kompetencave te njësise se Qeverisjes Vendore ne ate te qeverisjes Qendrore, dhe jo vetëm kjo…

Cfarë nënkupton ky ligj?

E parë ne veshtrim konstitutional ky ligj eshte ne kundershtim me ligin themeltar te shtetit qe është Kushtetuta e R.SH. dhe cenon ne menyre te drejteperdrejte parimin e Autonomise mbi të cilen ushtron funksionin e saj Qeverisja Vendore duke centralizuar ne kete menyre pushtetit vendor ne nje dore te vetme.

“Nese i referohemi fillimisht neni 2 te ” Karta Europiane e Autonomise Vendore” eshte parim i njohur ne legjislacion dhe në Kushtetute duke i njohur keshtu pushtetit lokal te drejten dhe aftësinë per te ushtruar kompetencat e saj brenda juridiksionit te caktuar. Qe do te thote e përcaktuar qarte funksioni i vetqeverisjes.

Ndërsa nese i referohemi ligjit te miratuar nga pushtetit ligjvenes, del qarte se jemi ne shkelje te legjislacionit te brendshem dhe Kushtetutës duke krijuar ne kete menyre nje skeme vertikale, jo më decentralizimi (qe ka ne thelb autonomine), por centralizim ne duart e pushtetit vendor ”

Qartesisht del se ky ligj nuk është konstitutional, por nga vete permbajtja cenon ne menyre te drejteperdrejte parimin e Autonomise dhe ushtrimi i kontrollit mbi cdo investim te bere nga qeveria!

Ishte Karta Europiane e Autonomise Vendore qe i njohu qeverisjes Vendore ushtrimin e kompetencave ne nivel vendor sa më prane qytetarit. Kushtetuta e R.Sh neni 104/4 qe parashikon qe organet w njesive vendore kane te drejte te formojne bashkime, te përbashkëta me njesite vendore te tjera,
Ndërsa ligji per “Zhvillim Rajonal” cenon ne menyre te pakundershtueshme kete kompetencë duke parashikuar neni 8 /1/2 qe politika e Zhvillimit Rajonal dhe kohezionit hartohet nga Komuniteti Kombetar, dhe miratohet me VKM, më propozim te zv.Kryeministrit.

Çfarë nënkupton ky ligji?

Nisur nga objekti i ligjit qe përcakton parimet baze te pergjesive dhe rregullave per zhvillim Rajonal, kuptohet qe nepermjet këtij ligji kerkohet centralizimi i pushtetit vendor ne ate Qendror duke cenuar jo vetëm Kushtetutën por edhe ligjin per “Qeverisjen Vendore” ne te cilen parashikohet bashkepunim vetem me njesi te tjera vendore dhe jo bashkepunim i detyruar me pushtetin qendror ne te cilen hartimi i politikave hartohet nga Komunitet nën drejtimin e zv.Kryeministri.

Ky lloj kontrolli mbi pushtetin vendor nuk quhet me bashkepunim por kontroll i detyrueshem mbi financimin, administrimin dhe autonomise te qeverisjes Vendore.
Parimi i subsidiaritetit per ushtrimin e kompetencave sa me prane qytetarit, do që t’a ketë pushteti Qendror duke ilustruar kete kontroll nën nuances e vendimarrjes se perbashket
Ky ligj mbetet brenda kuadrit ligjberjes konstitucionale te shtetit të së drejtës. Pra nje shtet i te drejtës sipas ketij ketij ligji eshte një shtet i ligjeve jo demokratike.
Nuk ka vend per analize te mirefillte qe ky ligj eshte ligj qe synon centealizimin e pushtetit dhe kjo per interesa politike.. Vete titull i ligjit eshte dhe mbetet nje fjali pa kuptim!
Vetë ligji tregon shkelje ne menyre te vetedijshme te Kushtetutës, te Kartes Europiane te Autonomise Vendore qe I ka njohur te drejten njesise se qeverisjes Vendore te drejten dhe aftesine per te administruar nje pjese te ceshtjeve vendore ne sherbim te qytetarit, administrim që sipas ligjit ky pushteti nuk mund t’i kete me. Ne nje parashikim te tille duket qarte shmangie e pushtetit vendor nga keto kompetenca dhe venie kontroll nga ana e pushtetit qendror i cdo investimi ne keto institucione.

Përfundim: Edhe pse ende pa gjykate Kushtetuese funksionale, qeverisja vendore mundet te apeloje ligjin sipas percaktimit 134/ … per kontroll Kushtetueshmërie te ligjit nga juridiksioni kushtetues dhe per me teper qe mundet t’a legjitimoje kerkese para Gj.K. sepse lidhet ne menyre te drejteperdrejte me ceshtjen e saj…

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...