Sikur të mos mjaftonte kriza e pandemisë, që u mbylli qepenat bizneseve për javë të tëra, një krizë e re u ka trokitur tashmë në derë një pjese të mirë të tyre, që operojnë në të dy krahët e Rrugës së Durrësit në Tiranë. Këtë radhë, krizën ua ka shkaktuar bashkia e Tiranës, e cila po kryen punime të thella në rrugë dhe e ka bllokuar atë.
Thirrja për ndihmë e një biznesmeni në këtë segment kryesor të Tiranës “jemi në pikë të hallit”, e ka nxitur ish-kryeministrin Sali Berisha ta publikojë shqetësimin e tij me këtë shënim: “Shikoni videon dhe lexoni mesazhin se si i shkatërrojnë bizneset në mes të Tiranës,” nënvizon
Doktor, përshëndetje. Uroj të jesh mirë me shëndet.
Kam një biznes butik në Rrugën e Durrësit në Tiranë.
Kemi mbi dy javë që jemi në këtë gjendje siç e shikon në videon që ta nisa.
Sapo likuiduam taksat, na vendosën traun te Zogu i Zi dhe na bllokuan. Punojnë dy punëtorë, një nga dy orë në ditë.
Do të kërkoj ndjesë për shqetësimin, njëkohësisht të lutem pasqyroje se jemi në pikë të hallit. Ju lutem!