Budina:Sulmi ndaj RTV Ora politik, po goditet zëri i lirë, me shembjen e Teatrit është vendosur diktatura

E mërkurë, 12 August 2020 09:05

 

Në një intervistë për Ora News, regjisori Edmond Budina u shpreh se është i turpshëm sulmi nga TV Ora.
Për Budinën me shembjen e Teatrit Kombëtar, këtu është vendosur diktatura dhe sipas tij, këtë e përforcon edhe fakti i sjelljes së forcave RENEA në një televizion.
Ai tha se është e turpshme, që një gazetar të shajë një gazetar tjetër dhe ta nëpërkëmbi në mënyrën më keqe të mundshme.

Budina: Në momentin që këta sjellin Forcat RENEA në institucionet artistike ose në media, kjo tregon që ata duan të tregojnë forcën e tyre, dhunën e tyre, duan t’i intimidojnë zërat që janë të lirë në këtë vend. Unë e kam thënë edhe e them, me shembjen e Teatrit Kombëtar, këtu është vendosur diktatura, dhe këtë e përforcon edhe fakti i sjelljes së forcave RENEA në një televizion. Dhe në një vend ku të gjitha mediat, e shikon është një gjë e turpshme, që mua më vjen trup, shumë prej këtyre njerëzve që unë i njoh që iu sulen personaliteteve të këtij televizioni dhe i marrin nëpër gojë. Është e turpshme, që një gazetar të shajë një gazetar tjetër dhe ta nëpërkëmbi në mënyrën më keqe të mundshme.

Ne kemi psikologjinë e skllavit, më vjen keq ta them. Në momentin që dikush të jep një krodhe bukë, kushdo që është në pushtet, ti mësohesh si ai qeni qe e merr atë krodhen e bukës dhe i je besnik atij që të jep atë krodhen e bukës . Nuk duhet të ndodhë kështu, ti atë bukë e meriton, atë rrogë e meriton , nuk ke pse t’i bëhesh servil pushtetarit të radhës për të pasur një rrogë më të lartë, një projekt apo ca para më shumë. Në fund të fundit dinjiteti nuk ka para që e blen. Nesër, pasnesër do të kujtohesh si një burrë i mirë apo si një burrë i lig; nuk do të kujtohesh se sa para ke marrë, se sa vila ke lënë pas vetes.

Budina theksoi se zërat e lirë të Ora News dhe RTV Ora kanë denoncuar pa fund akte korrupsioni në këtë qeveri dhe ata duan të mbysin pikërisht këto zëra të lirë.

Budina: Në institucione do të shkojnë ato që janë të aftë. Në qoftë se ne duam të ndryshojmë këtë vend, ky vend do të ndryshohet vetëm nëse ne do të ndryshojmë mentalitetin. Nuk mundet një parti që vjen në pushtet të heqë njerëzit që janë në institucione shtetërore dhe fut ca nëpunës të tjerë; të aftë, të paaftë i fut ata vetëm sepse ata janë militantë, nuk shkohet përpara kështu. Shkohet përpara duke i dhënë vendin që meriton gjithsecilit prej njerëzve. Në të kundërt ne do të shkojmë përherë e më keq. Zërat e lirë të Ora News dhe RTV Ora kanë denoncuar pa fund akte korrupsioni në këtë qeveri dhe ata duan të mbysin pikërisht këto zëra të lirë që iu ngrihen kundër dhe këtë ne e kemi parë gjithandej, dhe në rrjete sociale ata kanë një sulm të jashtëzakonshëm. Ata kanë një propagandë ashtu siç e kishte Gëbelsi, biles edhe më të fortë se propagandën e sistemit që kaloi në Shqipëri dhe përpiqeshin me çdo mënyrë të imponojnë. Është e paperceptueshme për mua që një kryeministër të ketë një televizion të vetin ERTV. Këtu jemi jashtë çdo norme të demokracisë”

Ne duhet të ngrihemi të gjithë së bashku për të mbrojtur lirinë tonë,lirinë tonë të fjalës. Të dhunosh një televizion, dhe ta rrethosh atë me forca policie, është një dhunë e paprecedentë. Nga pikëpamja logjike, unë them se shteti pa e nxjerrë në gjyq, nuk ka të drejtë të vërë sekuestro. Ky fakt që vjen dhe bën sekuestro, pa asnjë gjyq, pa asnjë fakt, pa asnjë gjë mua më duket jashtë mendjes. Pse ky SPAK dhe ky shteti nuk bën sekuestro në teatrin Kombëtar, ku janë evidente të gjitha shkeljet ligjore që janë bërë, dhe është e dukshme vjedhja e truallit që po ndodh në teatrin Kombëtar, por vijnë në një media?! Vijnë në një media sepse këtu është fjala e lirë, ku edhe ne kemi ardhur dhe e kemi thënë fjalën tonë të lirë, ashtu siç e kemi menduar. Këta duan ta mbysin fjalën e lirë dhe ky është një precedent jashtë mendjes, nuk arrij ta perceptoj dot se si mund të ndodhi në një vend të ashtu quajtur demokratik që të dhunosh median dhe të vësh sekuestro.

Për Budinën ky është një sulm politik dhe nëse vazhdojmë kështu do të paguajmë ngjashëm me Agon Channel.

Budina: Reagimi qytetar pas asaj që ka ndodhur me Teatrin Kombëtar dhe kësaj që po ndodh, unë mendoj se reagimi qytetar duhet të jetë shumë më i fortë seç ka qenë më përpara, duhet të solidarizohet me gazetarët dhe me këtë televizion. Unë vetë, jo vetëm që solidarizohem, por do të jem pjesëmarrës në këto reagime. Është e padiskutueshme që pas kësaj ngjarjeje ka prapavijë politike. Në momentin që ju filluat të godisnit “peshqit e mëdhenj”, sepse këta janë “peshqit e mëdhenj”, biles unë do t’i quaja peshkaqenë. Këta peshkaqenë që juve filluat t’i godisni, atëherë këta filluan sulmin e hapur nëpërmjet SPAK-ut, Policisë e Ministrisë së Brendshme dhe ky është evident që është një sulm politik i hapur. Unë nuk kam pikën e dyshimit. Në qoftë se do të vazhdojnë kështu, ato do të paguajnë njësoj siç po paguajnë edhe me televizionin Agon Channel dhe ç’kusur kemi ne qytetarët e Shqipërisë?!

Shkaku është shumë më i thellë. Ato duan të fshehin korrupsionin. Unë e kam thënë dhe nuk kam frikë ta them që kemi një ndërthurje të mafias me pushtetin politik. Të gjitha këta kulla që po ndërtohen në Tiranë duke e zhveshur Tiranën nga ajo që ka qenë dhe fakti që po ndërtohen kullat është vetëm një luftë e mafias për të pastruar paratë e pista që ka grumbulluar. Këtu paratë e drogës janë mal, dhe ata duan t’i pastrojnë nëpërmjet kullave dhe këtë ju e keni denoncuar. Afera e Teatrit Kombëtar është vetëm një aferë korruptive e pastrimit të parave dhe për këtë ata ju sulmojnë. Ata ju sulmojnë sepse ju keni ngritur zërin. Unë për këtë ju heq kapelën për këtë që ju keni bërë, që keni ngritur zërin dhe këtë duhet të bëjnë të gjitha televizionet, të gjitha mediat në vendin tonë. Në momentin që mediat heshtin, do të thotë se kanë diçka për të fshehur. Pse nuk sulmojnë edhe mediat tjera, për të parë nëse ka afera korruptive?! Në 2003 luaja në një telenovelë italiane dhe më thonë dy napoletanë që në Shqipëri po hapet një televizion, dhe janë paratë tona, dhe më lanë të kuptoja se janë paratë e ‘Gamorrës’ dhe asnjë njeri nuk heton për të zbuluar këto gjëra dhe vazhdon me të njëjtën rutinë. Vijnë të hetojnë dhe të ndalojnë një media që ngrenë zërin, kundër sistemit të tyre, kundër pushtetit të tyre dhe e njëjta ndodhi edhe me Agon Channel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...