“Gushti i fundit”

E mërkurë, 12 August 2020 11:50

 

Shprehja popullore “ Gusht e gunë” e përdorur si ilustrim i kushteve metereologjike të pazakonta që ndonjëherë muaji Gusht ofron, mund të jetë ilustrimi i mirë për të përshkruar Gushtin politik të këtij viti të pazakontë; i tillë në fatkeqësitë natyrore, fatkeqësi shëndetësore dhe në krizë politike të vazhdueshme, gjithashtu. Të gjithë muajt Gusht të këtyre viteve, njëjtë si të gjithë muajt e çdo stine nën diktatin rilindas kanë patur të njëjtën zymtësi politike që është reflektuar thellësisht në zymtësinë sociale, ekonomike dhe demokratike.
Panorama e Shqipërisë së sotme është pasqyra e thyer që tregon fasadën e dalë boje dhe që përcjell zbrazëtinë e ideve dhe politikave të një pseudo-qeverie që ka zbrazur vendin në ritme të zhdrejta; zbrazje që është në përpjestim të drejtë me zbrazëtinë e vizionit dhe bilancit qeverisës.
8 Gushti i vitit 1991, gushti i fundit i diktaturës famëkeqe, tingëllon dramatikisht trishtueshëm në aktualitetin që përcjell Shqipërinë e sotme ; realitet që ndahet nga një fill i hollë mes dramës së hiçqeverisjes dhe tragjikes së keqqeverisjes. Mbetet i njëjti “Gusht” si shumë të tjerë paraardhës së Gushtit të “sotëm” kur Shqipëria provoi përmasat e eksodit modern të provokuar qëllimshëm nga keqqeverisja duke përdorur hapësirat që të ofron lëvizja e lirë. Viti 2014 dhe në vijim evokoi figurën e qytetarit të larguar në masivitet dhe dhimbje nga çdo pikë kufitare dhe në kushte më të mira logjistike por me të njëjtën pasiguri, paqartësi, trishtim, dhimbje dhe mbi të gjitha për të njëjtin shkak; keqqeverisjen dhe vrasjen e shpresës nga i njëjti pushtet, i cili ka ndryshuar formë në raport me atë të 1991-shit, njëjtë si mjetet e transportit që janë më moderne se anija “Vlora”.
Gushti i vitit 2010 ishte i fundit për vuajtjet e qytetarëve të Tiranës nga keqqeverisja vendore e kohës; e tilla që ishte lajmëtarja jo e bardhë për qeverisjen që do të vinte në rang kombëtar, gjithashtu. Tirana e 2010 ishte kthyer në llogoren politike të Kreut të opozitës së kohës , i cili e përdorte qytetin në funksion të axhendës së tij politike. Ditë të trishtueshme për Tiranën e atëkohshme dhe ditë të sikletshme për Shqipërinë që shikonte ngadalësimin e hapave të integrimit prej bllokimit të opozitës së kohës; e njëjta opozitë që ndërroi fasadën njëjtë “si qimen” në retorikën për integrimin , por harroi me vetëdije për të ndërruar zakonin regresiv të ngadalësimit dhe ndalimit tërësor të proçesit të Integrimit. Bashkimi i paharrueshëm lokal i të gjithë faktorëve politike dhe shoqërorë në Tiranën e 2011-ës i ktheu buzëqeshjen Tiranës duke e larguar llogoren nga qyteti dhe duke i kthyer qytetin qytetarëve. Hakmarrja ndaj Tiranës në periudhën poltike 2013-2015 ishte fytyra e vërtetë e mazhorancës së KryeKreut që kishte kthyer Shqipërinë në një llogore për luftën ndaj Tiranës së drejtuar nga lideri i opozitës, zoti BASHA.
Gushti i Shqipërisë së vitit 2020 nuk ndryshon në thelb dhe në formë nga Gushti i Tiranës së vitit 2010; është i njëjti enturazh, mendësi, keqqeverisje, dhe i njëjti aktor politik; ndryshimi i vetëm në formë është që veset e dukshme në rang vendor qeverisjeje u transformuan në mëkate në qeverisjen kombëtare. Gushti i këtij viti gjen një Shqipëri më të mpakur në popullsi, më të varfër ekonomikisht, më të dobët në efektivitetin e zbatimit të ligjit, më pak të lirë në standartet e të drejtave të njeriut, më pak demokratike për liritë politike, më të çensuruar për lirinë e medias, më të dobët në kontekstin gjeopolitik rajonal.
Vendi ka nevojë për një aleancë të madhe vlerash, për një front të përbashkët politik dhe shoqëror, për një bashkim të madh përtej ngjyrave partiake, por me ngjyrën e synimit të madh të mirëqeverisjes dhe përshpejtimit të Integrimit Europian.
Bashkimi i madh lokal i 2011-ës do të duket si një fllad i lehtë përpara ortekut të bashkimit të madh kombëtar të 2021-shit që do të frenojë vendosjen përfundimtare të autokracisë; bashkimi i madh për ditë më të mira me një qeverisje më të mirë të cilat nuk do të ndalen nga asnjë faktor politik; ditë më të mira dhe për të tillat që i munguan Tiranës për shkak të hakmarrjes politike të KryeKreut në periudhën politike 2013-2015. Bashkë sepse ka ende shpresë.......

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...