Berisha:Jane 270 te semure me covid 19 ne spitale dhe jo 124! Deshtim total i kryepidemiologut xhahil me covid19!Gjendje prag katastrofe!

E mërkurë, 12 August 2020 12:16

Nga Sali Berisha

Jane 270 te semure me covid 19 ne spitale dhe jo 124!

Deshtim total i kryepidemiologut xhahil me covid19!

Mashtrime, mashtrime, mashtrime!! Gjendje prag katastrofe!

Gazetari denoncon me guxim genjeshtrat e perditshme te Edvin Hajdutit nepermjet zedhenesve te tij per rastet e reja me covid 19, vdekjet dhe numrin e te shtruarve ne spital dhe kushtet tejet te renda ne spitalet e braktisura nga Edvin Hajduti dhe narkoqeveria.

Denoj me ashpersi qendrimin e papergjegjshem te Edvin Hajdutit qe po ju kushton jeten dhe shendetin qindra e qindra shqiptareve.

Lexoni raportimin e gazetarit direkt nga spitali. sb

Gazetari plas 'bombën' live: Ministria gënjen, janë 270 të shtruar. Spitalet të tejmbushura, pacientët nuk ushqehen dhe higjienizohen

Teksa po raportonte përpara spitalit “Shefqet Ndroqi”, gazetari Erjon Skëndaj, ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka heshur akuza të rënda ndaj ministres së Shëndrtësisë.

Sipas gazetarit Skëndaj, shifrat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë, lidhur me pacientët e shtruar në të dyja spitalet Covid, nuk janë të vërteta pasi sipas tij aktualisht janë më shumë se dyfish i atyre të raportuara, duke theksuar se në spitale janë 270 qytetarë dhe jo 124 siç u tha sot në raportimin zyrtar.
Gjithashtu Skëndaj ka theksuar se kapacitetet në të dyja spitalet po ezaurohen, ndërsa shtoi se pacientët nuk po marrin shërbimin e duhur, pasi sipas tij nuk ka personel për t’i ushqyer dhe higjenizuar.

“270 të shtruar në të dyja spitalet Covid dhe jo aq sa thotë ministria e Shëndetësisë. Ministria kur thotë atë shifër i referohet vetëm personave që kanë rezultuar pozitiv.

Nuk tregohet realiteti. Në spitalin ku jam une janë 7 të intubuar dhe jo vetëm 4. Shifrat që jep ministria nuk janë të vërteta. Po ezaurohen kapacitete në të dyja spitalet. Janë 50 vende të lira në të dyja spitalet.

Ministria ka deklaruar se i ka gati kapacitetet për ato paciente në prag të shërimit, kjo do të zbrazte spitalet që po kalojnë një ngarkesë të madhe.
Ministria ka raportuar se ka gati personelin, madje disa ditë më parë ka prezantuar personelin. Madje tha se po trajnoheshin mjekë dhe infermiere. Vetë ministria e ka pohuar me të madhe se ne i kemi kapacitetet, njerëzore, godina apo shtretër.
Dy spitalet Covd në fakt po vuajnë. Por sipas ministrisë kanë 124 paciente. Apeli i drejpërdrejtë i vete pacienteve eshte fakti se ka një numër relativisht të vogël të infermierëve në raport me pacientët. Higjienizimi i pacientëve, ushqimi i tyre, nuk po behet. Apeli është për të patur ndihmës infermier, sepse nuk ka kush kudjeset për të sëmurët.

Vetë kapacitetet e reanimacionit ku janë vendosur 13 pacientë është për 8. Stafi mjekësor që ka shërbyer për më shumë se një javë është vetëm një klinikë mjekësore. Klinika tjetër do të fillojë nesër. Puna do ndahet përgjysëm se do të vijnë mjekët e tjerë që kanë qenë pushim.Te senatoriumi është përqendruar vëmendja pasi është një prej zonave më delikate me fluksin më të madh...”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...