Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe pajisje jetike për spitalin COVID 2, shefja e reanimacionit: Po shpëtojnë jetë

E mërkurë, 12 August 2020 14:57

 

Politikani dhe sipërmarrësi Agron Shehaj i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një aparat dializë Spitalit Shefqet Ndroqi—spitali COVID 2 në Shqipëri- ku po trajtohen mbi 200 paicentë, disa në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e reanimacionit të spitalit Alma Cani e cila ka falenderuar publikisht Shehajn në një status në Facebook, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtyre pajisjeve për të shpëtuar jetë

“Është një veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë, dhe që sot një i sëmurë rëndë po përfiton nga një prej respiratorëve.
Jemi të prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe, mbi të gjitha, nga thjeshtësia dhe përunjësia me të cilën Agroni na ndihmoi!
Uroj qe ky akt sublim e human te jetë një shembull i qytetarisë e fisnikerise që z Shehaj i bën spitalit tone, të pasohet nga shume te tjere, duke deshmuar qe ne te gjithe së bashku jemi pjese e nje skalioni te luftes kunder kesaj te keqeje qe ka perfshire boten mbarë”, shkruan shefja e Reanimacionit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.
Javët e fundit kanë shënuar një rritje të madhe të numrit të të infektuaavëe, të përsonave të shtruar në spitale dhe fatkeqësisht të vdekjeve. Respiratorët janë aparaturat jetike për mbajtjen në jetë të të sëmurëve rëndë.
MESAZHI I MJEKES
Në emër të personelit mjekësor të Spitalit Shefqet Ndroqi dhe drejtorit Prof Dr Perlat Kapisyzi, dua të falenderoj me mirënjohje të thellë z.Agron Shehajn për dhurimin e dy pajisjeve respiratore dhe një pajisje dialize, aparate të reja, fjala më e fundit e teknologjisë.

Covid 19 eshte nje perbindesh qe ka ndaluar frymemarrjen e botes mbare.

Dhurimi i ketyre dy respiratoreve dhe aparatit te dializes jane nje mundesi shume e mire qe na ofrohet, per trajtimin efikas e bashkekohor te ketyre pacienteve.

Ne jemi te ndergjegjshem qe nuk mund te kenaqim te gjitha shpresat njerezore, por suporte te tilla jane mese te domosdoshme, pasi komplikacionet qe vijne nga coronavirusi prekin jo vetem mushkerine, por edhe organe te tjera vitale si veshka, etj.

 

Është një veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë, dhe që sot një i sëmurë rëndë po përfiton nga një prej respiratorëve.

 

Jemi të prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe, mbi të gjitha, nga thjeshtësia dhe përunjësia me të cilën Agroni na ndihmoi!

Uroj qe ky akt sublim e human te jete nje shembull i qytetarise e fisnikerise qe z Shehaj i ben spitalit tone, te pasohet nga shume te tjere, duke deshmuar qe ne te gjithe sebashku jemi pjese e nje skalioni te luftes kunder kesaj te keqeje qe ka perfshire boten mbare!

I urojmë Agronit dhe familjes së tij gjithë të mirat .

Ju urojmë të gjithë të sëmurëve shërim të shpejtë. Ne jemi çdo çast me ju, të përkushtuar deri në vetëmohim, për të shëruar dhe mbrojtur jetën e çdo njeriu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...