Tritan Shehu:Rama nuk do ta realizojë Marrëveshjen detare me Greqinë!

E Enjte, 13 August 2020 11:12

 

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare Tritan Shehu deklaron se kryeministri Edi Rama nuk do ta realizojë marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë.

Reagimi i Tritan Shehut

Duke lexuar disa opinione desheroj te them se eshte nje iluzion te mendosh qe kjo Qeveri ka vullnet apo mund te relizoje ate mareveshje te domosdoshme:

— Ishte kjo Rilindje qe krijoi te gjithe ate histeri artificiale per te hedhur ne ere Mareveshjen racionale e plotesisht te pranueshme te realizuar nga Qeveria Berisha, jo vetem per nje “kapital” primitiv politik te saj, por dhe “nen presion”.

—Me tej ishte po kjo, qe e detyruar qofte nga domosdoshmeria e permiresimit te maredhenive me Greqine (te shkaterruara qellimisht prej saj), qofte per te korregjuar imazhin destruktiv te saj, apo si nje “gjethe fiku” per integrimin, luajti per disa vite me “kenge e valle” per te transmetuar perceptimin e rreme se po e realizonte ate Mareveshjen. Perfundimi asgje, asnje hap konkret nuk u publikua, dhe nuk mund te ishte ndryshe, sepse as nuk e desheronte kete dhe as nuk ishte a eshte lire ta realizoje.

—Vecanerisht kjo eshte e pamundur te realizohet tashme per aresyet e mesiperme qe qendrojne, por dhe per faktin se kjo Qeveri “ne ikje”, pa Ministri te Jashteme, pak muaj prane zgjedhjeve nuk mund, nuk ka as te drejten politike, legale a morale te avancoje ne ate drejtim.

Pra kjo ngel nje ceshtje per tu zgjidhur nga Qeveria e ardheshme demokratike, qe e bazuar ne parimet nderkombetare, procesin tone te integrimit, domosdoshmerine e definimit dhe te atij kufiri, jo vetem per maredheniet strategjike me Greqine, por dhe per stabilitetin e Rajonit, te angazhohet.

Sidoqofte per te qene transparent desheroj te theksoj, tashme kur veprimet e Rilindjes kane krijuar kaq hije e paragjykime absurde per kete mareveshje, duket se opsioni me real do te jete ai, qe Shqiperia e Greqia ne mirekuptim tja kalojne ceshtjen Gjykates perkatese te Hages per ta definuar ate kufi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...