Keshilltari ekonomik i CDU per Gjermanine e Veriut/Shqipëria ndodhet në momente dramatike, rrezikohet kolaps ekonomik dhe e ardhmja në BE

E mërkurë, 19 August 2020 15:43

 

Intervistoi: Lindita Kokoli
Martin Henze, anëtar i Këshillin Ekonomik të CDU-së në Gjermani, në një intervistë për “Koha Jonë” thotë se ekonomia shqiptare nuk është në krizë, por drejt falimentimit. Eksperti gjerman jep argumente se përse financimi i ekonomisë me borxhe do të kthehet në një skemë piramidale me efekte fatale për zhvillimin e vendit. Henze analizon dhe zhvillimet politike në vend duke theksuar se aktet e qeverisë “Rama”, po e çojnë vendin gjithnjë e më lartë Bashkimit Europian. “Nuk ka më kohë për eksperimente, e ardhmja e Shqipërisë është në rrezik. Pas këtyre rezultateve, me krizën e koronës dhe kërcënimet e Ramës kundër opozitës së bashkuar dhe kështu indirekt kundër SHBA, BE dhe Gjermani, qeveria duhet të japë dorëheqjen ose të largohet për aktivitete antikushtetuese dhe të shpallet një datë e re zgjedhjesh për në vjeshtën e 2020. Kjo do të sigurojë hyrjen në BE, do të sigurojë dhe garantojë mbijetesën ekonomike të Shqipërisë. Situata është shumë serioze”,-shprehet Martin Henze.

Susanne Schütz, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme gjermane, tha në një intervistë për BIRN se konferenca e parë ndërqeveritare e BE-së me Shqipërinë do të zhvillohet nëse Shqipëria i plotëson kushtet. A besoni se qeveria “Rama” do t’i përmbushë kushtet në këta pak muaj?

Henze: Jo, Shqipëria aktualisht nuk plotëson asnjë nga kriteret e Kopenhagenit dhe jo më 15 kushtet shtesë. Shqipëria është një shtet i padrejtë, që po shkon drejt diktaturës. Me një parti-shtet, që ka zaptuar të gjithë shtetin edhe pushtetin vendor. Një shtet njëpartiak, që në mendimin ndërkombëtar, mbetet tejet i korruptuar. Prandaj në këtë pikë, Evropa në nuk mund të bisedojë me një regjim të korruptuar për sundimin e ligjit dhe demokracinë. 15 kushtet shtesë që Shqipëria duhet të përmbushë para se të fillojë negociatat me BE-në kanë një arsye faktike.

Besimi në “teorinë e madhe të ndryshimit”, supozimi se anëtarësimi do të nxisë një forcë të pakthyeshme për transformim midis kandidatëve drejt një ekonomie të tregut, demokracisë dhe shoqërive të bazuara në sundimin e ligjit, është bërë i brishtë. Politika e Ramës në Shqipëri i ka përforcuar këto dyshime në BE. Për këtë arsye, Bundestagu gjerman miratoi një listë me 15 kushte në shtator të 2019. Në një diskutim të brendshëm në nëntor 2019, Macron solli një reformë në lojë: në vend që të negociohen 35 kapitujt e pranimit në të njëjtën kohë, siç ka qenë praktikë deri më tani, duhet të zbatohet një qasje hap pas hapi. Në shtatë faza, vendi kandidat do të prezantohet me sukses përpara BE-së. Faza e parë do të përbëhet nga reformat e sundimit të ligjit. Hapi i fundit do të jetë përputhja me rregullat e buxhetit evropian. Propozimi francez synonte ngushtimin e rrethit: të mbante premtimin e pranimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në të njëjtën kohë, të ushtrojë presion për një reformim të brendshëm të BE-së. Këto vendime u miratuan në parim nga BE dhe PE në pranverën e vitit 2020 dhe janë bërë standardi i BE-së për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë, përveç kritereve të Kopenhagenit.

Nxitja për ndryshimin e politikës së BE ndaj Shqipërisë ishte dështimi i plotë i qeverisë Rama në reformat e brendshme. Në një konferencë për shtyp disa ditë më parë, Rama njoftoi se nuk është në dijeni të 15 kushteve të BE-së, të cilat u miratuan gjithashtu nga Parlamenti i BE-së dhe Parlamenti gjerman, dhe nuk i njeh ato si kushte. Me sa duket, ai nuk e konsideron thelbësor vendimin e Parlamentit Evropian për 15 kushtet. Si dhe pse duhet që qeveria e Ramës të plotësojë kushte që nuk konsiderohen si të tilla? Ai thjesht nuk i përmbush ato, pse duhet ta bëjë? Përmbushja e kushteve të BE-së për nisjen e bisedimeve do të nënkuptonte de fakto se qeveria Rama dhe bashkëpunëtorët e saj të akuzonin veten dhe modeli i tyre të biznesit në Shqipëri do të shkatërrohej. Është naive të mendosh që organizata Rama e dëshiron vërtet këtë; do të ishte një vetëvrasje ekonomike dhe politike për të.

Kriteret e Kopenhagenit dhe 15 kushtet shtesë të BE-së janë e vetmja domosdoshmëri për hapjen e negociatave me BE. Nuk do të ketë negociata me qeverinë Rama me kriteret e BE-së. Znj. Schütz nuk shpreh asgjë tjetër. Znj.Schütz u nënshtrohet kërkesave të rrepta të Bundestagut gjerman, i cili ka miratuar 15 kushte shtesë për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë në shtator 2019, vendimi është legjor dhe Qeveria Federale duhet t’i bindet këtij vendimi të Bundestagut gjerman. Si dhe pse duhet që BE-ja të fillojë bisedimet me një qeveri që nuk i pranon kushtet ligjore të BE për pranim, të cilat kanë qenë detyruese për qeverinë Rama për vite me radhë?

Dhe si duhet të vazhdojë kjo situatë?

Henze: Me deklaratën që bëri Rama për 15 kushtet e BE-së, qeveria shqiptare, me Ramën në krye, kundër vullnetit të popullit, ka anuluar negociatat me BE. Negociatat do të nisin vetëm në bazë të kritereve të Kopenhagëni dhe 15 kushteve shtesë të BE-së. Nëse Rama e kujton këtë, nuk do të ketë hapje negociatash pa plotësuar këto kushte. Rama nuk ka bërë asgjë për këtë çështje që nga viti 2014. Mesa duket, ai i ka harruar kriteret e Kopenhagënit dhe kriteret plotësuese të vitit 2019, siç thotë Europa, shqiptarët “e bënë dhinë kopshtar”. Është e qartë se në Shqipëri duhet të ndodhin ndryshime thelbësore, nëse Shqipëria dëshiron të ketë një të ardhme. Pas çdo kushti që duhet të plotësojë Shqipëria, politika shqiptare duhet të angazhohet për të bërë ndryshime thelbësore. Që kjo të ndodhë, Shqipërisë i duhet një sistem i ndershëm politik, demokratik dhe juridik, një ekonomi e paprekur, e rregullt dhe, më e rëndësishmja, konsensusi brenda shoqërisë, të gjithë faktorët që aktualisht mungojnë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri kompetente dhe e di se ç’është sundimi i ligjit dhe demokracia, që për fat të keq kjo nuk ndodh. Si duhet të negociojmë me një qeveri që nuk garanton standardet minimale të demokracisë dhe sundimin e ligjit në vendin e saj dhe nuk e kupton pse kjo është e rëndësishme për anëtarësimin. Është e qartë se anëtarësimi dhe nisja e bisedimeve me BE nuk mund të bëhet me kosto zero. Çdo shqiptar e kupton këtë.

Personalisht kam dyshimet e mia nëse qeveria Rama e kupton këtë gjë, veçanërisht kur kemi parasysh rritjen masive të tregtisë së heroinës dhe kokainës, korrupsionit dhe krimit në Shqipëri që prej vitit 2013, çmontimin gati të plotë të sundimit të ligjit dhe demokracisë, mbajtjen e zgjedhjeve të paligjshme dhe manipulimin e zgjedhjeve parlamentare, dhe shkeljen e tij e përhershme të kushtetutës shqiptare. Me themelimin e SPAK do të bëhet i mundur përgjimi i bisedave telefonike pa autorizim gjyqësor. Kjo procedurë paraqet një shkelje të gjerë të parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve. Kjo shkelje kushtetuese, krijimi i një shteti brenda një shteti, i cili quhet ‘projekt i decentralizimit’, të kujton kompetencat e KGB ruse.

Rezultatet e reformave nuk i plotësojnë standardet ndërkombëtare, përgjegjësi i vetëm politik për këtë varet është qeveria Rama, jo populli shqiptar dhe jo ekonomia shqiptare. Populli shqiptar, ekonomia shqiptare dhe bizneset kanë bërë një marrëveshje shumë të keqe me këtë qeveri. Është në dorën e popullit shqiptar dhe ekonomisë për të sjellë ndryshime politike, përndryshe do të shohin rrëzimin e kombit shqiptar, hap pas hapi. Është e qartë se në Shqipëri duhet të bëhen ndryshime thelbësore. Pas çdo çështje të vetme që Shqipëria duhet të zgjidhë, ka angazhime të konsiderueshme për ndryshime themelore politike. Kjo do të kërkojë një analizë të thellë brenda qeverisë, e cila aktualisht nuk ekziston.

Shqipërisë i duhet një sistem i ndershëm politik, demokratik dhe juridik, një ekonomi e paprekur, e rregullt dhe, më e rëndësishmja, konsensusi brenda shoqërisë, të gjithë faktorët që aktualisht mungojnë. Është gjithashtu e qartë se pranimi dhe hapja e bisedimeve nuk mund të arrihet me kosto zero. Çdo shqiptar e kupton këtë. Nëse sovrani, populli shqiptar dëshiron të anëtarësohet në BE, qeveria duhet të largohet dhe duhet të mbahen menjëherë zgjedhjet e reja demokratike.

Sipas mendimit tuaj, reforma zgjedhore dhe ndryshimet e njëanshme kushtetuese janë një kusht që duhet të përmbushet nga qeveria “Rama”?

Henze: Katastrofa në drejtësi nuk ka fund: nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë, asnjë siguri ligjore, duke sjellë kështu edhe mosfunksionimin e SPAK, pra zero funksionim të shtetit kushtetues dhe demokracisë parlamentare. Mosreformimi i Kodit Zgjedhor me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 dhe ndryshimet e planifikuara kushtetuese, të cilat “de jure” përbëjnë një shkelje të kushtetutës, tregojnë se nuk plotësohet as ky kusht. Problemi është se reforma në drejtësi nuk ka dhënë rezultate. Shqipëria nuk është më shtet kushtetues dhe nuk ka parlament funksional. Nuk ka ndarje të pushteteve. Të gjitha ligjet që janë miratuar nuk kanë asnjë forcë juridike në parim, dhe për këtë arsye janë të paligjshme. Rama ka krijuar kaos kushtetues dhe po e shkel kushtetutën në një mënyrë të paramenduar dhe të përhershme. Ky është veprim antikushtetues dhe duhet të ndëshkohet.

Si kuptohet kjo?

Henze: Sipas nenit 145 paragrafi 3 i kushtetutës shqiptare, dëmtimi i veprimtarisë së gjykatave ose gjyqtarëve dënohet me ligj. Për më tepër, zbatohet edhe parimi i nenit 127 paragrafi 3 i Kushtetutës shqiptare, i cili është parimi i vazhdimësisë së gjykatave më të larta. Gjykatë kushtetuese, Gjykata e Lartë nuk mund të jenë jofunksionale në Shqipëri. Nëse ka një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese ose Gjykatën e Lartë, sipas Kushtetutës shqiptare, një gjyqtar i përkohshëm duhet të emërohet derisa të përfundojë mandati i gjyqtarit të larguar. Çdo reformë duhet të sigurojë që gjykatat supreme, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e sundimit të ligjit, janë aktivisht të përhershme. Shqipëria ka tre vjet pa gjykata supreme, kështu që nuk ka mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe kushtetutës, asnjë kontroll të qeverisë, as ndarje të pushteteve, si pasojë ka një grusht shteti serioz, i qëllimshëm kushtetues, që është i dënueshëm me ligj

A ka shembuj të tjerë?

Henze: Një problem tjetër është se organizata Rama ka përgjegjësi politike për rritjen e pastrimit të parave dhe korrupsionit në Shqipëri. Ka futur në zyrat e rëndësishme të shtetit dhe në bashki bashkëpunëtorët e tij. Në këtë drejtim, Rama dhe partia e tij qeverisëse kanë përgjegjësi të plotë politike për kushtet reale ku ndodhet Shqipëria. Jo pa arsye, Task-Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave (FATF) përfshiu Shqipërinë në listën gri të vitit 2020. Çfarë suksesi i Reformës Rama.

Lista gri e Task-forcës për pastrimin e parave përfshin 18 nga 20 regjimet me agjencitë dhe strukturën ligjore më të dobët për luftimin e pastrimit të parave, financimin e terrorizmit në botë. Nuk ka renditje mes shteteve, Shqipëria ndodhet menjëherë pas Koresë së Veriut dhe Iranit në listën e zezë të FATF. Shtetet e pastrimit të parave mbështesin drejtpërdrejt terrorizmin ndërkombëtar me këtë sistem. Ku është suksesi që duhet parë në përmbushjen e kushteve të BE-së për sundimin e ligjit, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut? Edhe Trinidad dhe Tabago janë hequr nga lista në vitin 2020. Disa institucione ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për pastrimin e parave në Shqipëri, sidomos që nga viti 2017, dhe qeveria Rama mban përgjegjësi politike për këtë gjendje. Departamenti Amerikan i Shtetit ka përfshirë Shqipërinë për të tretin vit radhazi në vitin 2019 mes 40 vendeve me veprimtari të lartë të pastrimit të parave. Në 2018, agjencia MONEYVAL e Këshillit të Evropës përfshiu Shqipërinë në listën e vendeve që duhen monitoruar për pastrimin e parave dhe financim të terrorizmit. Qeveria shqiptare miratoi disa masa në vitin 2019, por MONEYVAL nuk ndaloi monitorimin.

Në vitin 2019, Shqipëria u përfshi në Indeksin e Pastrimit të Parave në Bazel ndër 39 vendet më aktive në pastrimin e parave në të gjithë botën. Siç shihet nga ky shembull, problemi është se nuk ka reformë, ka shumë bisedime, publikime dhe komunikime për Ramën dhe këshilltarët e tij, por rezultatet e qeverisë Rama janë diametralisht të ndryshme. Organizata Rama mban përgjegjësi politike për faktin se Shqipëria është përfshirë në listën e shteteve më të mëdha kriminale që mbështesin terrorizmin në vitin 2020. Një problem thelbësor për besueshmërinë, një sulm ndaj interesave të sigurisë shqiptare, evropiane, amerikane, ruse. Një sukses vërtet i madh për reformën në drejtësi.

Pyetje: Në një intervistë të mëparshme për “Koha Jonë” ju thatë që qeveria e Edi Ramës është e izoluar nga bashkësia ndërkombëtare. Nëse kjo është e vërtetë, pse bashkësia ndërkombëtare nuk flet më qartë?

Henze: Kësaj pyetjeje nuk mund t’i përgjigjesh kaq lehtë. Në thelb, sipas nenit 2 (7) të Kartës së OKB, ndërhyrja në punët e brendshme të një shteti nga shtetet e tjera është e papranueshme, pasi çdo shtet ka të drejtë të zgjedhë lirisht sistemin e tij politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor. Sidoqoftë, për shkak të zhvillimit të standardeve të të drejtave të njeriut, shtetet tani mund të kërkojnë ndalimin e ndërhyrjes në një masë shumë të kufizuar, pasi kjo nuk është më një çështje thjesht e brendshme. Shqipëria është e detyruar të respektojë Kartën e BE dhe të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Prandaj, Shqipëria nuk mund të mbështet tek argumenti se është çështje e brendshme kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtën e votës,pajtueshmërinë me kushtetutën dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga një gjykatë kushtetuese funksionale.

Megjithatë, çështja është se politikanët janë shumë më të lirë në komunikimin dhe vlerësimin e veprimeve politike të qeverisë Rama, si përfaqësuesit e ambasadave në komunikimin e drejtpërdrejtë e publik. Pavarësisht kësaj, muajt e fundit, ne kemi dëgjuar deklarata të qarta, kritike nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania lidhur me veprimet e qeverisë “Rama”. Disa nga këto deklarata ishin formuluar me një qartësi të pazakontë në vlerësimin dhe kërkesat e tyre. Për më tepër, pas dyerve të mbyllura, është folur shumë qartë me qeverinë “Rama”, veçanërisht lidhur me shkeljet kushtetuese dhe sjelljen e papranueshme në zbatimin e reformës zgjedhore. Vendimi i BE-së për 15 kushtet shtesë për hapjen e negociatave është gjithashtu një reagim i qartë dhe shumë i fortë ndaj veprimeve politike të organizatës Rama. Por mesa duket Rama dhe propaganda e tij kanë një kujtesë të shkurtër dhe i kanë harruar këto fjalë e reagime të qarta.
Nëse ky është rasti, sovrani shqiptar duhet të marrë në dorë ndryshimin politik. Nuk është detyrë e bashkësisë ndërkombëtare të kujtojë qeverinë Rama se çfarë duhet të bëjë. Kështu, në mbyllje, evropianët dhe amerikanët kanë qenë shumë të qartë në kritikat, sugjerimet, rekomandimet dhe aktivitetet e tyre ndaj qeverisë Rama dhe kanë dhënë deklarata shumë të qarta për pasojat që politika e paqëndrueshme e Ramës do të ketë për Shqipërinë.

Pyetje: Ekonomia është në një gjendje kritike në Shqipëri, si e shihni ju këtë?

Henze: Ekonomia nuk është në gjendje kritike. Shteti shqiptar po përballet me falimentim jo vetëm politikisht, por edhe financiarisht. Rama nuk ka kapital për të riparuar dëmet e tërmetit. Pas 7 vitesh qeverisje, ekonomia e prodhimit është në një gjendje të keqe dhe infrastruktura e shkatërruar. Nga pikëpamja ekonomike, qeveria Rama ka 7 vjet që prodhon tërmete të përhershme. Rama ka dështuar plotësisht dhe është gati të rrezikojë të ardhmen e Shqipërisë. Rritja ekonomike u ngadalësua në vitin 2019 në një mesatare prej 2.8%, më pak se 3.4% e kërkuar nga Ministria e Financave; nëse statistikat e qeverisë shqiptare janë të sakta, kjo është thelbësisht e dyshimtë. Si mund të jenë të sakta? Një rritje më e lartë ekonomike sesa shtetet anëtare BE-së, nga do të vijë? Nuk ka rritje të vazhdueshme në sektorin prodhues apo në sektorin e shërbimeve. Ky është një lajm i rremë nga Qeveria shqiptare, por edhe ky lajm i rremë është katastrofik në vetvete. Balanca e tregtisë shqiptare është përkeqësuar më tej në tremujorin e tretë të vitit 2019.

Eksportet neto patën një ndikim negativ për shkak të deficitit në rritje në tremujorin e dytë. Investimi total ka vijuar tendencën e tij rënëse që nga tremujori i tretë i 2018, duke u tkurrur me 0.9% në tremujorin e dytë të këtij viti. Investimet e huaja treguan një tendencë rënëse në tremujorin e dytë të vitit 2019. Sektori i energjisë ka treguar vazhdimisht dobësi financiare. Pjesa më e madhe e hidrocentraleve, nga të cilët popullsia shqiptare është e varur, janë të dëmtuar dhe është çështje kohe para se ato të dështojnë plotësisht. Në tremujorin e katërt të vitit 2019, PBB pritet të bjerë ndjeshëm për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit. Dinamika e të ardhurave nga TVSH-ja është përkeqësuar më tej në periudhën 12-mujore 2019. Sipas raportit të Doing Business për vitin 2020, klima e biznesit është përkeqësuar dhe indeksi i perceptimit të korrupsionit në vend është rritur masivisht. Parashikimi i qeverisë shqiptare për rritjen ekonomike prej 4.1% për vitin 2020 ishte tashmë absurd në vitin 2019, pasi nuk pasqyron dobësinë e rritjes ekonomike për vitin 2019 dhe ndikimin shtesë të dëmeve dhe humbjeve nga tërmeti i 26 nëntorit, të ndryshimeve në ekonominë globale dhe të mungesës së një ekonomie prodhuese në Shqipëri.

Për më tepër, kriza Covid, e cila, për shkak të mungesës së programeve efektive ekonomike dhe dështimit të luftimit të pandemisë, mund të çojë në një rënie të PBB prej rreth 30-35% në gjysmën e parë të vitit, në një kolaps të të ardhurave të shtetit, një rritje të konsiderueshme të papunësisë dhe falimentimeve, dhe sigurisht në një krizë në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Pagat në Shqipëri financohen nga një sistem faktorizimi. Pra, shteti shqiptar u shet taksat e shqiptarëve kompanive private dhe bankave dhe merr kredi për të paguar pagat dhe pensionet. Ky model biznesi nuk mund të funksionojë më nëse bien taksat, siç po ndodh tani. Kështu, ekziston rreziku i një skandali piramidal. Pra, një paaftësi paguese e shtetit shqiptar në mes të epidemisë së koronavirusit.
Pyetje: Duke pasur parasysh krizën politike dhe institucionale në të cilën ndodhet Shqipëria, a mund të ketë zgjedhje normale në 2021?

Henze: Një qeveri vërtet demokratike duhet të sigurojë prosperitet, liri dhe paqe për sovranin, popullin shqiptar dhe të mbështesë popullin në ushtrimin e të drejtave të tyre njerëzore. Qeveria “Rama” dhe deputetët e paligjshëm të parlamentit jofunksional shqiptar, me përjashtim të gjashtë deputetëve që ishin pro votimit të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, nuk i kanë dhënë asgjë popullit shqiptar. Shqipërisë i duhet një sistem i ndershëm politik, demokratik dhe juridik, sundim i ligjit, stabilitet, liri, një ekonomi e ndershme, e rregullt dhe, më e rëndësishmja, konsensus, barazi sociale dhe asnjë ndarje e shoqërisë, përndryshe shoqëria shqiptare nuk do të ketë të ardhme.
Për ta nxjerrë Shqipërinë nga kaosi, shqiptarët kanë nevojë për një sistem zgjedhor i cili siguron që Shqipëria të ketë një qeveri të qëndrueshme të bazuar në demokraci dhe sundimin e ligjit. Prandaj, marrëveshjen e 5 qershorit ishte hapi i parë për këtë. Shqipëria duhet të ndalojë diskutimet teknike dhe të mos bëjë lojërat e Ramës. Tani kërkohet veprim. Duhet të mbahen zgjedhjet sipas marrëveshjes së 5 qershorit 2020, ndryshimet kushtetuese janë të papranueshme. Zgjedhjet e vitit 2017 ishin manipuluara, zgjedhjet lokale të t 20219 ishin të paligjshme.
Nuk ka më kohë për eksperimente, e ardhmja e Shqipërisë është në rrezik. Pas këtyre rezultateve, me krizën e koronës dhe kërcënimet e Ramës kundër opozitës së bashkuar dhe kështu indirekt kundër SHBA, BE dhe Gjermani, qeveria duhet të japë dorëheqjen ose të largohet për aktivitete antikushtetuese dhe të shpallet një datë e re zgjedhjesh për në vjeshtën e 2020. Kjo do të sigurojë hyrjen në BE, do të sigurojë dhe garantojë mbijetesën ekonomike të Shqipërisë. Situata është shumë serioze. Është mënyra e vetme që Shqipëria të ketë përsëri një të ardhme. Kjo është arsyeja pse shqiptarët duhet të mblidhen dhe duhet të veprojnë politikisht.

Modifikuar më E mërkurë, 19 August 2020 16:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...