Skandal financiar në kohë krize/ ARRSH shpërdoron mbi 5 mln euro për rrugën e Porto Romanos

E mërkurë, 19 August 2020 18:12

Në një kohë kur buxheti i shtetit ka pësuar goditje të forta nga kriza e thellë ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe tërmetit të 26 nëntorit, institucionet shtetërore vazhdojnë të shpërdorojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë.

News24 ka zbuluar një shkelje flagrante nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me tenderin për rindërtimin e Rrugës së Porto Romanos në Durrës, saktësisht loti i tretë me një vlerë prej 670 milion lekësh, rreth 5,4 milion euro.

 
 

Nga 6 kompani pjesëmarrëse në garë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka refuzuar 3 ofertat më të ulëta, “Vëllezërit Hysa” me ofertën 456 milion lekë, “Salillari” me ofertën 614 milion lekë dhe “K-AAV” me ofertën 631 milion lekë. Më pas steka e ARRSH ka ndaluar tek ofertat më të larta, ato pranë fondit limit, konkretisht tek kompania “4 A-M” e cila ka dhënë një çmim prej 642 milion lekësh rreth 5.1 milion euro, më pas janë listuar kompanitë “Bami” me 647 milion lekë dhe “Alb Building” me 649 milion lekë.

 
 
 

Prej kohësh, gara në tenderat e ARRSH është kufizuar, pasi përmes disa skemave fiktive me pjesëmarrjet në tendera, kompani të lidhura me njëra tjetrën, apo shoqëri bija të krijuara prej tyre kalojnë në xhepat e tyre tenderat e majme të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në finale kjo nuk është thjesht një garë mes kompanive të rrugëve pasi në fund të fundit goditjen e pësojnë paratë publike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...