Gjatë seancës së ditës sotme, Talat Xhaferi është rizgjidhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut edhe për 4 vite të tjera.
Kryeparlamentari Xhaferi u zgjodh me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër.
Për zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit votuan 62 deputetët e Koalicionit qeverisës. Ata ishin 46 nga Koalicioni “Mundemi”, 15 nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH.
Koaliconi ASH-AAA kishte lajmëruar më herët se nuk do të merrte pjesë në votimin e kryeparlamentarit.