Rilindja përzë shqiptarët, por merr sirianët dhe afganët

Saturday, 22 August 2020 09:37

 

Instituti i Statistikave publikoi dje të dhënat për personat që kanë kërkuar azil në Shqipëri gjatë vitit 2019. Shifrat e institucioneve shtetërore tregojnë se gjatë vitit që lamë pas 6 567 qytetarë të huaj kanë aplikuar në Ministrinë e Brendshme për të marrë dokumente qëndrimi në vendin tonë. Bëhet fjalë për shtetas që vijnë nga Afrika e Veriut, Iraku, Siria, Afganistani dhe vende të tjera në konflikte të armatosur. Rezulton se në krahasim me vitin 2018, kërkesat për azil janë dyfishuar. Shifrat tregojnë se Shqipëria po shihet nga qytetarët e shteteve të rrënuara nga luftërat dhe ekonomia si një vend shpresë. Krejt ndryshe është situata për qytetarët shqiptarë. Ndërsa qytetarët nga Afrika e Veriut po vijnë këtu, shqiptarët po ikin masivisht nga vendi.

Statistikat e institucioneve ndërkombëtare se në vitin 2019 janë 29 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian. Ndërkohë që nga viti 2013, shifra e atyre shqiptarëve që çdo vit bëjnë kërkesa për azil është gjithmonë mbi 20 mijë. Pra, në 8 vite janë gati 200 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil ekonomik në vendet e Bashkimit Europian. Por kjo nuk është shifra e vetme e emigracionit shqiptar. Ata që kërkojnë azil janë vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve që kanë marrë arratinë këto tetë vite. Shifrat e përafërta flasin për 400 deri 500 mijë shqiptarë që këto tetë vite kanë ikur nga vendi. Një pjesë e tyre kanë marrë azil, të tjerët kanë zgjedhur forma emigrimi me viza pune, studime apo dhe kanë kaluar kufijtë pa dokumente me shpresë se do të sistemohen një ditë. Vendi ynë renditej me shifrën me të lartë të azilkërkuesve edhe gjatë muajve të parë të vitit 2020. Edhe pse gjithë bota është bllokuar nga pandemia, shqiptarët duan të ikin një orë e më parë dhe nuk shohin asnjë zhvillim pozitiv në vend. Këto shifra tregojnë se në 8 vite, qeverisja e rilindjes ka thyer të gjitha rekordet negative. Shqiptarët nuk po emigrojnë, por po arratisen masivisht. Korrupsioni i lartë, lidhjet e provuara të pushtetit me krimin, kolapsi ekonomik dhe keqqeverisja kanë bërë që shqiptarët të shohin si mënyrë të vetme mbijetese largimin me çdo mjetë nga vendi.

Shifra të tilla emigracioni kemi parë vetëm në kaosin e vitit 1991 apo eksodi masiv i fillimit të viteve ’90. Nëse në atë kohë emigrimi ishte diçka e normale, sot vjen vetëm si pasojë e dështimit të gjithë politikave të qeverisë. Rilindja dhe kryeministri Edi Rama nuk e pranojnë asnjëherë se pasojat e vendimeve të tyre po sjellin shpopullimin e vendit. Kryeministri thotë se emigrim ka dhe Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut dhe ky nuk është fenomen shqiptar. Ndërkohë vendet e tjera kanë lëvizje sezonale të fuqisë punëtore, që shkon drejt BE përkohësisht, por jo largime të familjeve dhe të rinjve siç ndodh në Shqipëri. Vetë kërkesat për azil tregojnë se këtu qytetarët arratisen nga sytë këmbët për shkak të kushteve mizerabël ekonomike. Fakti që shqiptarët kërkojnë azil edhe gjatë pandemisë, kur asnjë shtet nuk hap kufijtë, janë prova më e qartë e dështimit të qeverisë. Për nga numri i kërkesave për azil Shqipëria krahasohet me Sirinë, Afganistanin, Irakun dhe Nigerinë, të gjitha këto vende në konflikte civile apo luftë guerile.

Ndërsa Shqipëria zbrazet çdo ditë dhe zona të tëra, nga jugu apo veriut i vendit po shpopullohen, qeveria “Rama” ka hapur portat për emigrantët nga Afrika e Veriut. Shqipëria është një vend që njerëzit e saj i ka të shpërndarë emigrantë në gjithë botën dhe sigurisht nuk mund të mos pranojë qytetarë të vendeve të tjera. Teksa sheh eksodin masiv të shqiptarëve për shkak të dështimit ekonomik dhe mbërritjen e emigrantëve nga vendet e tjera, normalisht që krijon një habi dhe irritim me qeverinë. Shumë mirë që Rilindja merr emigrantë, por përse nuk bën asgjë për të mbajtur këtu shqiptarët? Madje, me keqqeverisjen e tetë viteve ka bërë çdo gjë që ky vend të bëhet i pajtueshëm për shqiptarët dhe të gjithë po ikin nga sytë këmbët.

Ikja masive e rinisë nga vendi është krimi më i madh që i bën Rilindja vendit.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...