Tritan Shehu:OBSh plas te verteten tragjike: Shendetesia ne Shqiperi jo vetem ne nivelet Afrikane, por dhe ne perkeqesim.

Hënë, 24 August 2020 08:59

Nga Tritan Shehu

OBSh plas te verteten tragjike: Shendetesia ne Shqiperi jo vetem ne nivelet Afrikane, por dhe ne perkeqesim.
Sipas OBSh kjo pasqyron edhe gjendjen ne vend ndaj Covid.
Me shume keqardhje konstatoj se ne vazhdimesi vecse faktohen ato cfare ne keto vite po themi per gjendjen e mjerueshme te sistemit tone shendetesor e perspektiven e tij me te erret , cfare po themi per deshtimin ndaj Covid, gje qe lexohet dhe ne Raportin e fundit te OBSh:
— Numri i mjekeve ne vendin tone qe sipas OBSh ne vitin 2017 ishte 1,2 per 1000 banore e ne ulje, sot ka arritur ne 1 per 1000 banore duke qene keshtu jo vetem me i vogli ne Europe, por tashme brenda parametrave afrikane.
Akoma me e erret behet perspektiva, kur sic konstaton OBSh qindra mjeke e infermiere vazhdojne te braktisin vendin duke mos gjetur ketu as mundesite minimale financiare per te jetuar e as ato profesionale te per te punuar, ne fakt mbi ata rendon vetem diskriminimi i qellimshem i pushtetit.
—Financimi publik i sistemit shendetesor qe eshte me i ulti edhe ne Rajon me 2,94 % te GDP, eshte ne fakt edhe me keq se 0,8 % e asaj shifre vjen nga te ardhurat e Kontributeve Direkte nepermjet sistemit te Sigurimeve, ndersa nga Buxheti vjen vetem 2,14% e GDP, duke u futur keshtu vendin ne nivelin Afrikan.
Desheroj tju kujtoje se kjo Rilindje kur proklamoi “Shendetesine falas” shpalli heretik sistemin e sigurimeve e deklaroi mbylljen e tyre, nje marrezi tjeter kjo e saj qe sic parashikuam ne ne fakt nuk u realizua kurre.
—OBSh prek edhe nje tjeter ceshtje thelbesore, gjendjen e shkaterruar te sistemit tone paresor dhe e konfirmon ate cfare neve po e themi ne vazhdimesi, si nje nga shkaqet e deshtimit tragjik ndaj Covid mos perfshirjen ne ate perpjekje te Mjekut te Familjes e atij sistemi.
Shqiptareve, qe ju premtua “Shendetesi Falas” i eshte ofruar sot vetem nje Shendetesi ne mizerje me moton “o paguaj o vdis”!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...