Agron Duka:Z. Kryetar i OSBE, zgjidh krizën në Shqipëri! Mblidh Këshillin Politik dhe Kuvendin

Hënë, 24 August 2020 10:18

Partia Agrare Ambientaliste i kërkon Edi Rama kryetarit të radhës të OSBE-së, të angazhohet me përgjegjshmëri maksimale për zgjidhjen e krizës së rëndë politike në Shqipëri.
Në një deklaratë për mediat PPA shprehet se kryeministri Edi Rama duket të kishte thirrur pa humbur kohë nisjen e punës së Këshillit Politik për mbylljen e reformës zgjedhore.
“Z. Rama duhet të kërkojë fillimin që “dje” të punës së Këshillit Politik për zgjidhjen gjithë-përfshirëse për implementimin në ndryshimet e legjislacionit për zgjedhjet në Shqipëri, të marrëveshjes së 5 Qershorit 2020. Z. Rama duhet të garantojë liritë politike të opozitë dhe liritë demokratike dhe ekonomike të shqiptarëve, të dëmtuara dhe të kërcënuara në Shqipëri nga modeli i tij autokratik, nga korrupsioni epidemik dhe nga kapja e shtetit”,– thuhet në deklaratën e PAA që drejtohet nga Agron Duka.
Në deklaratën e PAA kërkohet mbledhja urgjente e Kuvendit për të vijuar me axhendën e negociatave në BE. “Z. Rama duhet të kërkojë thirrjen urgjente të Kuvendit pa u shqetësuar për ndërprerjen e pushimeve të tij dhe deputetëve të Kuvendit dhe të miratojë mundësisht brenda javës tjetër, legjislacionin që i hap rrugën zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe me konkurrentë alternativë. Z. Rama duhet të vërtetojë ndarjen përfundimtare nga vjedhja e votave dhe djemtë elektoralë problematik. Eleminimi i çdo vonese për çeljen e negociatave është prioritet kombëtar i shqiptarëve. Inspirimi europian është në zemër të protestuesve në Bjellorusi dhe në çdo vend që qeveriset nga lider autotarian. PAA vlerëson se vetëm i inspiruar nga standardet e demokracive funksionale jo ai nga model autotarian të preferuara publikisht prej tij”,– thuhet në deklaratën e PAA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...