Kostaq Xoxa, gazetari më i shquar i gazetës “55”

E mërkurë, 26 August 2020 11:31

 

Me hidhërim të thellë, mesuam dje lajmin e ndarjes nga jeta të publicistit dhe  gazetarit të shquar Kostaq Xoxa, i biri i Zoi Xoxës, themelues të gazetarisë shqiptare. Kostaq Xoxa përfaqëson një prej penave më interesante të këtyre 30 vjetëve, publicisti krejt i veçantë në llojin e vet, eruditi Kostaq Zoi Xoxa (1931-2020). Qysh në moshë të vogël përjetoi vdekjen e vëllait, internimin dhe burgosjen e babait dhe përjetësisht qendroi  antikomunist i vendosur edhe pse Kostaqi, për faj të konjukturave me prapavije hoxhiste, nuk mundi të rikthej në banesën e tij të zaptuar dy here, njëherë nga komunistët e një here padrejtësisht nga një eksponent i reformës së re të drejtësisë.

Kostaq Xoxa është një nga themeluesit e gazetës “55” dhe prej vitit 1997 deri sot ai nuk rreshti së qeni një nga  penat më brilante të gazetës “55” si dhe një nga zërat më të fuqishëm  anti-komunist dhe patriotik të  vendit.  Pasioni i tij për fjalën e vërtetë, për dekomunistizimin e shoqërisë dhe për mbrojtjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare qenë tre betejat që i bënin nder atij dhe që e shoqëruan në mënyrë të palodhur veprimtarinë e tij në gjirin e gazetës “55”. Sigurisht, si pinjoll i një dere dhe trungu të ndritur shqiptare  intelektualizimi dhe patriotizmi rridhte tek Kostaq Xoxa jo si një  përzgjedhje mekanike, por bash si rrjedhje gjaku e natyrshme dhe  pikërisht ky zell anti-komunist dhe atdhedashuror ndaj Shqipërisë dhe Kosovës e bënte Kostaqin një trashëgimtar të denjë të kësaj dere. Në gazetën “55”, Kostaq Xoxa nuk ishte thjesht një gazetar, por një pikëreferimi dhe frymëzimi për linjën editoriale, por mbi të gjitha Kostaq Xoxa simbolizonte pikërisht misionin kryesor të gazetës “55”, atë të dekomunistizimit dhe rikthimit në Shqipëri të vlerave demokratike, artistike dhe kulturore europiane.

Emrin e Kostaq Xoxës e gjen si redaktor në dhjetëra libra me kujtime të të burgosurve politikë, e gjen si bashkautor në publikime të vyera mbi gjuhësinë, historinë dhe memuaristikën të botimeve “55”,  e gjen edhe si aktivist të dorës së parë në shumë beteja për të drejtat që do ta afronin Shqipërinë me botën perëndimore.

Redaksia” 55” i shpreh ngushëshillimet më të sinqerta familjes Xoxa për ndarjen nga jeta të eruditit Kostaq Xoxa, i cili tanimë  ndricon si nje drite e re ne plejaden e burrave te mencur dhe brezit te fundit te rilindasve shqiptare.

Modifikuar më E mërkurë, 26 August 2020 11:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...