Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Edi Rama, që anatemoi marrëveshjen e detit të vitit 2019, derisa e rrëzoi atë, hesht tani që Greqia zgjeron ujërat territorial në 12 milje në Detin Jon.
Shehu thekson se këto janë veprimet e një qeverie, e cila është në ikje dhe ka plot mëkate.
Postimi i Tritan Shehut:
Rama hesht tashti qe Greqia zgjeron ujrat e saj territoriale ne 12 milje ne Detin Jon!
Qe ne fillim dua te theksoj se ne parim eshte e drejta e Greqise te beje perpjekje te tilla.
Ceshtja qendron te Rama, i cili dje anatemoi deri sa e rrezoi Mareveshjen e vitit 2009, me e mira e mundeshme e realizuar e me distance 6 milje, me tej pengoi dergimin ne Hage ne mirekuptim te te dy paleve te ceshtjes kur dhe Greqia ne ate periudhe nuk e kundeshtonte, duke kaluar nga shkaterrimi aventuresk i maredhenieve strategjike me ate vend, ne humbje te plote dinjiteti me “kenge e valle”.
Jane pikerisht keto veprime absurde e te qellimeshme rilindase ne politiken e jashteme e Rajonale, qe i kane sjelle vendit tone deme te pa llogaritshme ne maredheniet e pozicionin tone, ne procesin tone te integrimit e humbjen e rolit per stabilitetin e Rajonit, rol qe tashme i ka kaluar Vucic.
Jane keto pasojat e nje politike te tille kokeposhte te kesaj Rilindje prej periudhes ne opozite te saj, qe sot e kane komplikuar dhe e komplikojne shume gjendjen ne Rajon, pozicionin tone, duke veshtiresuar zgjidhjen perfundimtare te ceshtjeve te hapura, duke na handikapuar ne rol.
Kjo Qeveri ne “ikje” pergjegjese direkte per cfare “gatoi”, tashme nuk ka as tagrin, as te drejten morale, politike a legale te negocioje per te tilla ceshtje, qe perfundimisht do te gjejne zgjidhje me Qeverine e re demokratike, nen nje fryme bashkepunimi e pergjegjeshmerie te thelle, qe do te forcoje stabilitetin e Rajonit e do te vendose perseri vendin tone ne pozicionin e domosdoshem per kete.