Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda ka reaguar ashpër për marrëveshjen me Greqinë, deklaratat e Edi Ramës në gjuhën serbe dhe mos mbështetjen e shqiptarëve të Malit të Zi.
Në një reagim të ashpër në Facebook, Doda shkruan se kryeministri Edi Rama ka shitur çdo gjë për pushtet. “Z. Kryeministër, ti na bën me turp në përfaqësimin tënd… ti fut hundët në pazare kufijsh me Kosovën kur këtë ta kerkon Vuçiçi dhe kur kjo të siguron një lobim për pushtetin tënd përtej kontinentit, ti shpik Schengenin Ballkanik e kthehesh në garant të tij megjithse kjo do të thotë thike mbas shpine për Kosovën, ti zhduk emrin Çamëri kur kjo do të thotë pranim e mbështetje për ty nga Greku, ti gris Kushtetutën me parlamentin njëngjyresh e ndalon ecjen e Shqipërisë në BE, ti je i afte të shesësh ajrin, detin e tokën nëse kjo do të thotë ditë pushtet me shume për ty”,- deklaron Mesila Doda.
Ish-deputetja shton se në krahasim me gjithë tradhtarët e kombit, Edi Rama është më i rrezikshmi, sepse çdo aksion e ka pasur kundër interesave shqiptare. “Historia e Shqipërisë ka njohur shume figura që kanë lëshuar troje e shtet shqiptar për pushtet. Sot jane te gjithë ne faqet e turpit të historië.. por krahasuar me ty, të gjithë me radhë duken engjëj historie sepse te paktën një herë të vetme kanë bërë një vepër për Atdheun”,- deklaron Mesila Doda.
Deklarata plotë i Sekretares së Përgjithshme të PDIU, Mesila Doda:
“Ndodhi edhe kjo… kryeministri shqiptar bën thirrje serbisht që të votohet Gjukanoviç, ndërsa partitë shqiptare janë bashkuar në “Koha është tani” dhe “Bashke nji za”. I vetmi që ka nji za tjetër është kryeministri i dheut amë, ai që shpesh vetëquhet Baba i Kombit… thuajse në lartësinë e Ismail Qemalit e bacës Isë…
Z.Kryeministër, ti na bën me turp në përfaqësimin tënd… ti fut hundët në pazare kufijsh me Kosovën kur këtë ta kerkon Vuçiçi dhe kur kjo të siguron një lobim për pushtetin tënd përtej kontinentit, ti shpik Schengenin Ballkanik e kthehesh në garant të tij megjithse kjo do të thotë thike mbas shpine për Kosovën, ti zhduk emrin Çamëri kur kjo do të thotë pranim e mbështetje për ty nga Greku, ti gris Kushtetutën me parlamentin njëngjyresh e ndalon ecjen e Shqipërisë në BE, ti je i afte të shesësh ajrin, detin e tokën nëse kjo do të thotë ditë pushtet me shume për ty.
Historia e Shqipërisë ka njohur shume figura që kanë lëshuar troje e shtet shqiptar për pushtet. Sot jane te gjithe ne faqet e turpit te historise.. por krahasuar me ty, të gjithë me radhë duken engjëj historie sepse te paktën një herë të vetme kanë bërë një vepër për Atdheun.
Ti nuk bere kurre asgje per askend, veç per veten tende, ndaj do endesh ne rrethin e 7 te ferrit te historise politike shqiptare. Do kujtohesh si vllami i shkjaut e shkjau i vllamit. Ti na ben me turp qe je Shqiptar…
Te dashur vëllezër të Malsisë… të gjithe bashke ne nji za te votojme vellezerit tane shqiptare ne Mal te Zi. Kemi nevoje për shqiptare te mire e per njerez qe shkruajne faqe te drejta e te ndritura te historisë”.