Ministri i Jashtëm i greqisë Nikos Dendias ia parashtroi sot projektligjin grek për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, Sekretarit të NATO-s Stoltenberg dhe ministrave të Jashtëm të mbledhur në Berlin.
Dendias u tha gazetarëve se për këtë vendim ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Europian dhe Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Kjo çështje ishte në fokus të bisedimeve në Berlin, sipas tij.
Dendias tha se Greqia në këtë mënyrë do të ushtrojë një ‘të drejtë sovraniteti të patjetërsueshme’ në përputhje me nenin 3 të Konventës për Ligjin e Detit si dhe aplikimin e vijës mesatare, ku distanca midis dy brigjeve është më pak se 24 milje.
Dendias pritet të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare për ndarjen e kufirit detar. /Klan+