‘Basha e ruajti Tiranën nga babëzia’/ Albert Avduli: Tirana është kthyer në qytet tmerrues për banorët e vetë

Premte, 28 August 2020 09:44

 

Transformimet e fundit të ndodhura në Tiranë tregojnë babëzinë e kësaj qeveri qendrore dhe lokale mbi atë pjesë toke apo gjelbërimi që ka mbetur.

Nëpërmjet një krahasim të goditur dhe një përshkrim realist mbi transformimet e fundit, kordinatori i Partisë Demokratike Albert Avduli, ka reaguar në Facebokk, duke thënë se Tirana është kthyer në qytet tmerrues për banorët e vetë.


Postimi i plotë nga Albert Avduli:

Na kanë mbyllur në kafazë të betontë dhe përpëlitemi brenda kësaj pezhishke administrative me më pak shpresë sesa flutura në kurthin e rrjetave të merimangave.

Propoganda na shplan trurin me motivet se Tirana po zbukurohet, kryeqyteti i gjeneratës tjetër, qyteti kampion i botës e “thagma” të tjera bajate.

Nëse qyteti duhet i mermerizuar vetëm për kartolina, por muros banorët e tij, atëhere kurrë mos u bëftë.

Nuk ka një shteg këmbësorësh, një fashë drite, një rrymë ajri midis pallateve.

Të vjen frikë të hipësh në makinë për të zgjidhur një hall, për të bërë një vizitë, për të dal nga Tirana apo më stresuese kthimi në shtëpi.

Nisesh të dielën herët për në plazh e në orën 13:00, hipën sërish në makinë për t’u kthyer sepse të vret idea e trafikut 5 orësh për t’u futur në lagjen tënde.

Çdo rrugë e rrugicë e shkallmuar pa patur një strategji për mënyrën e trafikut, pa patur një prioritet.

Nuk ndal dot në hyrjen e pallatit të presësh babën apo nënën e moshuar se turren korbat e policisë bashkiake me defterin e gjobave dhe erën e djersës neveritëse.

Provoni të futeni te Rruga “Mine Peza”…

Dyqane me grilat ulur e njoftimin shitet.

Kaloni po mundët te rruga e Durrësit, bizneset të vdekura.

Sa futesh, në krahun e djathtë të kafe “Flora”, të vë betonieria para te kulla që po ndërtohet.

Mbas të njëjtës kafe ishte një kënd i vogël lojrash dhe një ministadium, ndërtuar nga taksat tona, kur Basha drejtonte bashkinë.

Eh, po nuk është më ai shesh.

Të rrëmben betonieria.

Në të njëjtën rrugë, përballë hotel “Kruja”, kujdes se betonieria…

Pak më poshtë, te sheshi prokurorisë, filluan betonieret për 6 kulla. Etj, etj.

Secili të hapi sytë te rruga apo rrugica e tij, nëse çfarë unë shkruaj, i duken të tepruara.

Pa turp pastaj filloni ulërimat se Basha nuk punoj.

Sikur asgjë mos të kishte kryer, jo që kreu pa bujë e me të gjithë kundër, projekte çliruese për kryeqytetin, do të mjaftonte fakti se: E ruajti Tiranën nga babëzia !

Projektoi dhe nisi bulevardin e madh me hapësira të bollshme dhe në ngjashmëri me bulevardin ekzistues.

Nuk dha një leje ndërtimi në dy krahët e tij.

Ruajti nga tretja “Kullën e Sahatit ” si monument kulture.

Nuk cënoi hyrjen e rrugës së Kavajës dhe gjithë akset kryesore në drejtim të qendrës.

Ruajti hapësirat dhe monumentet e trashgimisë historike dhe kulturore.

Nuk u thye përballë presionit apo tundimit nga bota e betonit.

Tirana tashmë është shtypëse dhe ne jemi të zënë peng brenda gurëve sepse nuk mundim të dalim prej saj.

Tirana, sot të detyron që të kërkosh Llambi Gegpriftin si kryetar komiteti, paçka mjerimit, paçka se bija e tij është një nga udhëheqëset aktuale të kësaj zezane.

Heshtim të gjithë si robër se po folëm na presin bukën e gojës.

Heshtin shoqatat milionere se ju ndërpriten financimet.

Shoqëri e heshtur, drurin mbi qafë meriton dhe përbuzjen nga fëmijët tanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...