Ina Zhupa:Rindërtimi i shkollave vonon pasi Rama dhe Veliaj vjedhin fondet. 4-fish më të shtrenjta se standardi i BE

Premte, 28 August 2020 12:12

 

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa denoncon tenderat e rindërtimit të shkollave në kryeqytet.

Sipas saj, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka tenderuar 30 milionë Euro për të ndërtuar 14 objekte arsimore, ndërkohë që BE me standardet e tyre europiane, tenderon 15 milionë Euro për të ndërtuar 22 objekte arsimore.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNSJA INA ZHUPA
Bashkia e Tiranës po na vjedh përsëri edhe me tenderat e rindërtimit të shkollave e Tiranës.
Erjon Veliaj ka tenderuar 30 milionë Euro për të ndëretuar 14 objekte arsimore, ndërkohë që BE me standardet e tyre europiane, tenderon 15 milionë Euro për të ndërtuar 22 objekte arsimore.
Konkretisht duke iu referuar të dhënave që japin Agjensia e Prokurimit Publik dhe institucionet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë fonde për të rindërtuar shkolla, ne vëmë re që kostoja e Bashkisë Tiranë është tre apo katër fishuar nga kosto që paraqet BE.
Me fondet e BE-së me 158 milionë Euro ndërtohen 22 shkolla, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, me 34 milionë Euro po ndërtohen 45 shkolla.

E bukura është që vetë Bashkia Tiranë në tenderin që ka bërë në Prill, parashikonte që me 10 milionë Euro të ndërtonte 8 shkolla.
Me tenderin e ribërë në Gusht parashikon që me 30 milionë Euro të bëjë 14 shkolla.

Konkretisht çfarë do të thotë që BE, një shkollë me standardet europiane e ndërton me 6810 mijë Euro, një shkollë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, po me standarde europiane e ndërton me 760 mijë Euro, ndërsa Bashkia e Tiranës e ndërton sot një shkollë me 2.2 milionë Euro duke tejkaluar edhe veten katër muaj më parë që thoshte që mund ta ndërtojë me 1.3 milionë Euro.
Ka tre apo katër fishuar paratë që paguhen nga taksapaguesit e Tiranës për të ndërtuar shkollat që u shkatërruan nga tërmeti.

Ky është skandali i rindërtimit me shkollat e Tiranës, ku përfitojnë nga fatkeqësia që u ra qytetarëve të Tiranës, nxënësve të Tiranës, prindërve të Tiranës, për të vjedhur sa më shumë para nga fondet e rindërtimit. Kjo është arsyeja se përse vonohet procesi i rindërtimit sepse i shtyjnë tenderat pa fund derisa të arrijnë që të marrin maksimumin e vjedhjes me kostot më të larta që nuk i ka parë as BE. ky është i njëjti model i rilindjes, është modeli me të cilën ata bëjnë edhe rrugët. Po të shikosh rrugët, parashikimet se sa janë fondet për të ndërtuar km katror është e njëjta skemë.

3 apo 4 fish më të mëdha se sa ato të BE-së.

Por ndërkohë që Veliaj dhe Rama mendojnë të vjedhin, qeveria dhe Bashkia mendojnë si të përfitojnë nga fonder e rindërtimit, në Tiranë janë 13 mijë fëmijë të cilët duan të dinë se ku do të shkojnë, nuk kanë kushtet e tyre maksimale të sigurisë, ndërkohë që përballen me Covid-19.

Ne e dimë që klasat në Tiranë edhe para se të ndodhte tërmeti ishin të mbipopulluara, që kishte mungesë të ujit nëpër tualete, nuk kishte kushte maksimale për të garantuar siguri për shëndetin dhe për mirëqënien e fëmijëve tanë.

Tani imagjinoni në kushtet kur shumë nga shkollat janë shëmbur dhe numri i nxënësve është rritur që duhet të frekuentojnë të njëjtat shkolla në Tiranë.

Mbipopullimi është një problem i madh që nuk kam lidhje me atë që thotë Ministria e Shëndetësisë dhe protokolli i Covid 19, distancën sociale, si do të ruhet distanca në klasat e mbipopulluara të Tiranës?

Erjon Veliaj dhe Besa Shahini prej tre javësh para se të nisë viti i ri shkollor nuk kanë marrë asnjë masë për shkollat e Tiranës, nuk kanë marrë asnjë masë për shëndetin e fëmijëve të Tiranës, përkundrazi bëjnë çështë e mundur që të vjedhin sa më shumë nga fondet e Rindërtimit të shkollave të fëmijëve të Tiranës.

E gjithë vëmendja është përqëndruar se si të vidhet sa më shumë nga fondet e rindërtimit dhe jo standardet që duhet të plotësojnë dhe mekanizmat që duhet të ndërtojnë për të siguruar fëmijët tanë një shkollim cilësor dhe që nuk e cënon shëndetin e tyre nga Covid-19.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...