Greqia/Qeveria “Rama” pranoi kërkesën tonë për shtrirjen e kufirit detar në 12 milje

Saturday, 29 August 2020 10:42

 

Mediat kryesore në Athinë u kanë bërë jehonë qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama për marrëveshjen me Greqinë.

Ekathimerini, një nga gazetat më të mëdha greke shkruan se qeveria “Rama” në Tiranë pranoi kërkesën e Greqisë për shtirjen e hapësirës detare me 12 milje.

 

“Shqipëria ka konfirmuar të drejtën e Greqisë për të shtrirë ujërat e saj territoriale, nga 6 në 12 milje në detin Jon. Greqia, si çdo shtet tjetër gëzon të drejtën e saj për të zgjeruar ujërat territoriale siç parashikohet nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit,” tha qeveria shqiptare në një deklaratë”,- shkruan kjo gazetë.

Login to post comments