SONDAZHI/82% e votuesve:Edi Rama i ka shitur detin Greqisë!

Saturday, 29 August 2020 22:25

 

Para disa ditësh kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi në parlament se Greqia do zgjerohet nga 6 deri në 12 milje në detin Jon. Ky fjalim i tij mori përkrahje nga deputetët të cilët u ngritën në këmbë dhe duartrokitën për disa minuta.

Që nga ajo ditë, kjo çështje ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Shqipëri, pasi transparenca ka munguar, duke hedhur dyshime të mëdha se me territoret shqiptare po luhet politikisht. Edi Rama ka reaguar disa herë në lidhje me këtë çështje, por më shumë fjalë propagandistike, sesa fakte që tregojnë sesi qëndron e vërteta.

Gjithashtu është parë edhe një përplasje mendimesh midis ministrit të jashtëm Gent Cakajt dhe Ramës, duke përforcuar edhe njëherë dyshimet mbi mungesën e transparencës.

Ditën e djeshme JOQ ALBANIA ka publikuar një sondazh, ku janë pyetur shqiptarët në lidhje me çështjen e detit.

Pyetja e shtruar në Instagram ishte:

A mendoni se Rama ia ka shitur detin Greqisë?

 

Në sondazh kanë votuar mbi 25 mijë shqiptarë dhe 82% e tyre mendojnë se Rama ia ka shitur detin Greqisë, opinion i cili vjen fare qartë nga deklarat e zyrtarëve grekë dhe mungesa e transparencës nga shteti shqiptar.

Ajo që mbetet të shihet është nëse pak ditë më vonë, anijet greke do t’i afrohen ujrave shqiptarë. Le të presim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...