Kufiri detar me Greqinë, Paloka: Matrapazi i kufijve duhet ndalur sa nuk është vonë

Diel, 30 August 2020 10:55

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë, ndërsa ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.Përmes një reagimi, Paloka i ka bërë thirrje Ramës që të bëjë transparencë për çështjen në fjalë dhe mos të fshihet pas përbetimeve. Demokrati e ka cilësuar kryeministrin matrapaz të kufijve.

REAGIMI I PALOKËS
Edi Rama duhet te bej transparence dhe te mos fshihet pas perbetimeve per koke te babit. Shqiptaret e dine qe ai eshte genjeshtar dhe nuk thote kurre te verteten.

Sa here kapet me presh ne duar ai nis sulmet ndaj opozites dhe medias. Po i sjell ne vemendje ekspertin e tij Myslym Pashain i cili dje deklaroi: “Harta e paraqitur ku 12 milje detare i janë bashkëngjitur pa marrëveshje vijës së delimitimit detar në kanalin e Korfuzit, “sipas vijës së mesit”, është rrëzuar që në vitin 2010. Qëllimet e Greqisë aty janë shprehur me qartësinë dhe diktatin e saj. Kjo është shumë e rëndë.”

Pse ky genjeshtar nuk e degjon me Myslym Pashain? Pse po e shkel vendimin e gjykates kushtetuese te vitit 2010?

Sot qe ska as gjykate kushtetuese, drejtesia dhe cdo pushtet tjeter eshte ne doren e ketij njeriu i cili tani po shet kufijte e vendit. Pasi u fut ne pazar per ndryshimin e kufijve te Kosoves, tani nuk ben asnje transparence per kufirin detar te Shqiperise.

Ekspertet e fushes e kane thene qarte: Sipas ligjit nderkombetar, per shkak te pozicionit gjeografik te dy vendeve “ ku perfshihen brigje perballe” delimitimi i detit ka specifika te vecanta, ndaj deklarimi i njeanshem i njeres pale per zgjerimin me 12 milje nuk mund te aplikohet pa dakordesine e pales tjeter. Shqiptaret kane te drejte te dijne, pse po jep dakordesine Edi Rama pa bere transparence si dhe sa e prek kjo hapesiren detare shqiptare apo te drejtat e Shqiperise?

A ka rene parimisht dakort ky matrapaz i kufijve te Kosoves per zgjerimin e hapsires detare te Greqise ne zonen qe sot i takon Shqiperise?

Pse ky matrapaz nuk i pergjigjet diplomatit Shaban Murati qe pyet: “Përse Greqia nuk i ka zgjeruar deri tani ujrat territoriale greke në detin Jon, në një kohë që Konventa e OKB për të Drejtën e Detit, në të cilën kryeministri grek thotë se bazohet plani i ri grek, është miratuar qysh në vitin 1982?”. Matrapazi i kufijve shqiptare nga nje ane thote nuk ka marreveshje, nga ana tjeter mirepret zgjerimin me 12 milje te Greqise pa asnje transperence. Po nese zgjerimi me 12 milje prek hapesiren qe i takon Shqiperise?
Te njejten gje beri me planin serb per ndarjen e Kosoves. Karl Bild deklaroi publikisht se Edi Rama ishte pjese e planit per copetimin e Kosoves, kur matrapazi i kufijve genjente e thoshte se nuk di gje. Te gjithe e mbajne mend kur fluturonin avionet me droge, genjeshtari deklaronte qe ishin mushkonja, dhe qe fajin e ka Opozita qe denoncon.

Te gjithe e mbajne mend kur u kanabizua Shqiperia, Edvin genjeshtari thoshte fajin e ka Opozita qe flet. Te gjithe e mbajne mend kur u mbush parlamenti, qeveria dhe bashkite me kriminele, Edvin genjeshtari thoshte se fajin e ka opozita qe denoncon. Te gjithe e mbajne mend kur krimi blinte, shantazhonte e mbushte kutit per llogari te Edvinit ne zgjedhje, ai prap thoshte faji eshte i opozites.
Te gjithe e pane se si Edvini jua dha parate e shqiptareve nje grushti oligarkesh dhe i braktisi njerezit edhe gjate pandemise dhe krizes, ndersa perpiqej te fajesonte si gjithmone opoziten. Edi Rama e ka treguar ne keto 7 vite se per karriken e tij eshte gati te beje gjithcka, kunder interesit kombetar dhe kunder interesave te shqiptareve. Ky genjeshtar dhe tregtar kufijsh duhet ndalur sa nuk eshte teper vone.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...