Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike Alfred Rushaj ka reaguar ditën e sotme pas letrës së ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, që kërkonte nga kryetarët e partive që të kenë kujdes, në përzgjedhjen e kandidatëve.
Rushaj shkruan se Rama është promovues i krimit në politikë.
“Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit”, shkruan Alfred Rushaj në Twitter.