Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, komentoi lëvizjet e partive më të mëdhaja në vend, PD dhe PS në prag të fushatave dhe zgjedhjeve të 2021.
Gjekmarkaj thotë se PS ka qasje konservatore dhe aty gjithçka lëviz rreth Ramës. Ai thotë se deri më tani partia qeverisëse s’ka një parrullë të re elektorale dhe e ka të vështirë ta gjejë.
Për më tepër ai thotë se Rama dhe PS tashmë ushtrojnë presion mbi administratën dhe biznesmenët që kanë përfituar ndër vite nga pushteti për të forcuar elektoratin.
Ndërkohë për PD, analisti shprehet se ka një lëvizje në kampin opozitar teksa vlerëson Komisionin e Vlerësimit.
Sipas tij, lëvizjet e fundit në PD i trazojnë ujërat brenda saj dhe krijojnë energji të re.
"Shoh një qasje konservatore të PS, gjithçka rreth Ramës. S’ka parullë të re elektorate. E ka të vështirë të gjejë. Por duket sikur luhet për jetë a vdekje. Ka presion mbi administratën, biznesmenët që kanë përfituar. Le të themi që po luan mbi gjërat e njohura. Nëse oferta është për kredibilitetin e Ramës, do jetë e vështirë".
"Tek opozita ka risi. Komisioni i vlerësimit ka një autoritet publik. Ka një lëvizje. Do e quaja ushtrim demokracie tek PD. I trazon mjaft ujërat, krijon energji. Por është mjaft shpejt se ka kohë për fabulën”- tha Gjekmarkaj.