"Me pseudonimin Studiuesi", denoncimi i Klevis Balliut: Lleshaj mbrojti drejtorët e tij Lokaj e Dervishaj në krah të një ish-sigurimsi tjetër

Tuesday, 01 September 2020 21:44

"Me pseudonimin Studiuesi", denoncimi i Klevis Balliut: Lleshaj mbrojti drejtorët e tij Lokaj e Dervishaj në krah të një ish-sigurimsi tjetër

 

Ministria e Brendshme është kthyer në folenë e Sigurimit të Shtetit. Vetë Lleshaj duke mbrojtur bashkëpunëtorin "Filtra" dhe oficerin e Sigurimit Loka, ndodhej sot në krah të një tjetër sigurimsi që është prefekti i Korçës Dhori Spirollari, që njihej me pseudonimin "Studiuesi".

Muaj më parë, Lleshaj është njoftuar me shkresë zyrtare për këtë fakt nga autoritetet përgjegjëse, por ngaqë e ka shok ushtrie Dhorin, pëlqeu të heshtë më mirë.

Për Lleshajn është normale që anëtarët e një organizatë politike kriminale si Sigurimi, që vrau e preu shqiptarët, të vijojnë në kushte të tjera, të vrasin e presin me qëllim vendosjen dhe përsosjen e diktaturës së Ramës.

Login to post comments